Ndihmës sekretari amerikan Gordon sot në Shkup
SHKUP- Ndihmëssekretari shtetëror i SHBA-së për Europë dhe Euroazi Filip Gordon do të qëndrojë sot për vizitë në Maqedoni. Kjo është vizita e tij e parë nga marrja e funksionit në maj të vitit 2009.
Sipas paralajmërimeve nga Ambasada e SHBA-së, ndihmëssekretari shtetëror Gordon, i shoqëruar nga ambasadori Filip Riker, do të takohet me presidentin Gjorgje Ivanov dhe me liderët e BDI-së dhe LSDM-së Ali Ahmetin dhe Branko Cërvenkovskin.
Tema e takimeve,sipas paralajmërimeve,do të jenë ngjarjet më të reja në skenën politike ndërkombëtare dhe atë të vendit, marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë, stabiliteti në rajon dhe procesi i integrimit të Maqedonisë në strukurat euroatlantike.
(s.g/mia/BalkanWeb)