E Diel, 1 Nëntor 2026

Guvernatori i BSH-së, Topi dekreton Ardian Fullanin

TIRANE - Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi Ardian Fullanit për një mandat të dytë në postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të Presidencës në internet.

Pas dekretimit të presidentit, kandidatura e Fullanit si Guvernator për mandatin e ardhshëm 7-vjeçar do t’i kalojë për miratim Kuvendit të Shqipërisë.

Ardian Fullani ka qenë një ndër tre emrat që qeveria propozoi si anëtar për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për këtë mandat, kandidatura e të cilit u miratua nga Parlamenti.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›