E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen 21 kg hashash në Armen

Policia e Vlorës sekuestron 21 kg hashash në shtëpitë e dy banorëve të fshatit Armen. Vullnet Nuredinaj dhe Vezir Nuredinaj janë arrestuar nga agjentët e antidrogës së Vlorës, pas informacioneve se në shtëpitë e tyre ndodhej një sasi kanabisi. “Në shtëpinë e Vullnet Nuredinajt u gjetën 17.1 kg hashash, të ndarë në 3 çanta të ndryshme, si dhe një peshore elektronike për ndarjen e bimës narkotike. Në shtëpinë tjetër u sekuestruan 4 kilogramë hashash, të futur në dy qese plastmasi”, - tha zëdhënësi i policisë së Vlorës. Pas arrestimeve, policia është duke punuar për zbardhjen e rrjetit dhe se ku do të përfundonte kjo sasi bime narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›