KFOR: Porta në Jarinjë e gatshme për përdorim
MITROVICE - KFOR-i vendosi sot në mëngjes një pikë të re kontrolli për automjetet, në jug të vendkalimit kufitar nr.1, në afërsi të Jarinjës.
Vendosja e kësaj pike, është bërë me mbështetjen e EULEX-it, ndërsa KFOR-i njoftoi se rruga dytësore e portës 1 është bllokuar, për të parandaluar shfrytëzimin e saj për kalime të paautorizuara kufitare.
Forcat paqeruajtëse bënë të ditur se porta në Jarinjë është teknikisht operacionale dhe e gatshme për përdorim.
Mediat kosovare raportojnë se ushtarët e forcave ndërkombëtare përdorën gaz lotsjellës, për të detyruar serbët që të largohen nga barrikada.
Pas aksionit të KFOR-it, serbët shkarkuan disa kamionë me zhavorr për të krijuar një barrikadë të re, rreth 100 metra larg barrikadës së vjetër.
Kryetari i komunës paralele të Leposaviqit, Branko Ninic, deklaroi se serbët e veriut të Kosovës do të vazhdojnë kundërshtimin paqësor ndaj instalimit të institucioneve të Prishtinës në veri.
Ninic theksoi se qytetarët serbë nuk bëjnë rezistencë ndaj KFOR-it dhe organizatave tjera ndërkombëtare, por vetëm ndaj institucioneve të Kosovës.
Barrikadat në veri të Kosovës janë ngritur përfaqësues të komunitetit serb atje, në shenjë kundërshtimi me vendosjen e policëve dhe doganierëve kosovarë në dy vendkalimet kufitare me Serbinë.
(er.nu/BalkanWeb)
Vendosja e kësaj pike, është bërë me mbështetjen e EULEX-it, ndërsa KFOR-i njoftoi se rruga dytësore e portës 1 është bllokuar, për të parandaluar shfrytëzimin e saj për kalime të paautorizuara kufitare.
Forcat paqeruajtëse bënë të ditur se porta në Jarinjë është teknikisht operacionale dhe e gatshme për përdorim.
KFOR-i KONTROLLON BARRIKADËN NË JARINJË
Trupat e KFOR-it vendosën kontrollin mbi një barrikadë në vendkalimin kufitar në Jarinjë.Mediat kosovare raportojnë se ushtarët e forcave ndërkombëtare përdorën gaz lotsjellës, për të detyruar serbët që të largohen nga barrikada.