Guvernatori raporton sot ecurinë e ekonomisë
29/07/2009 Banka e Shqipërisë
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë do të analizojë ecurinë e ekonomisë deri më tani, duke pasur parasysh ndikimin e krizës ekonomike. Burimet zyrtare të Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se Guvernatori Ardian Fullani do të raportojë publikisht në lidhje me vendimmarrjen e politikës monetare të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. “Banka e Shqipërisë njofton publikun se duke filluar nga muaji korrik 2009, mbledhjet e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë të dedikuara vendimeve të politikës monetare do të shoqërohen me një konferencë për shtyp të kryetarit të Këshillit Mbikëqyrës, Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Ky vendim i Bankës së Shqipërisë synon rritjen e transparencës dhe përmirësimit të komunikimit të saj me publikun”, - theksojnë burimet. Në këtë mbledhje do të miratohet gjithashtu deklarata e Politikës Monetare të Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2009, lidhur me ecurinë e sektorëve kryesorë të ekonomisë, gjendjen e biznesit, si dhe situatën në sistemin financiar, kryesisht në atë bankar. Një tjetër çështje që do të shqyrtohet nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë është edhe rishikimi i Programit Monetar të Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2009.