E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guxholli: Rasti “Pango”, duhet një reagim më ligjor



Këshilltarja e Kryeministrit Berisha, Zana Guxholli, në Ditën Ndërkombëtare të Grave, e cilëson rastin “Pango” si një fenomen ndaj të cilit duhet një reagim më i gjerë shoqëror dhe mbi të gjitha ligjor. Sipas saj, fenomeni në fjalë, herët a vonë duhet të shpërthente, sipas saj, nuk duhet të dëmtohet imazhi i femrave që punojnë në administratë. Këshilltarja e Kryeministrit për ekonominë thotë se për ish-ministrin tashmë do të ketë ndëshkim ligjor, madje ky rast do të nxisë dhe përmirësimin e kuadrit ligjor për punësimin. “Imazhi i femrës shqiptare nuk është një imazh i ngritur apo i prishur nga një individ apo nga një ngjarje e rastit. Në çdo shoqëri ka fenomene negative të cilat herë pas here shpërthejnë dhe pikërisht momenti i shpërthimit të fenomeneve negative e bën shoqërinë të mendojë dhe për një reagim më ligjor dhe më formal ndaj këtyre fenomeneve. Kontributi dhe arritjet e femrës shqiptare apo të femrës në mbarë botën asnjëherë nuk janë pre e këtyre fenomeneve të rastit”, - tha Guxholli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›