E Diel, 1 Nëntor 2026

Guxholli Shqiperia perballon me sukses krizen

“Shqipëria ka patur një sjellje të shëndetshme dhe të sukseshme në këtë kohë krizash dhe sot është një ndër ekonomitë e rralla që e ka përballuar krizën dhe ka ma mundur të mbajë një rritje ekonomike”. Kështu është shprehur për mediat Suzana Guxholli, këshilltarja e Kryeministrit për çështjet ekonomike, sipas të cilës të gjitha këto janë meritë e modelit ekonomik të zgjedhur dhe e reformave të zbatuara nga qeveria shqiptare.
Sipas saj, borxhi rreth 60% i Shqipërisë po mbahet në të njëjtat nivele dhe nga përbërja e tij cilësohet borxh i shëndetshëm.
Gjithashtu, sipas Guxhollit, krahas të gjitha këtyre, qeveria nuk ka ndaluar së investuari në infrastrukturë, si bazë e këtij modeli ekonomik dhe përmirësimin e thellimin e reformave për të tërhequr investitorët e huaj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›