Ulet norma baze e lekut
Banka e Shqipërisë ul normën bazë të lekut me 0.25 për qind, duke e çuar në 4.5 për qind. Kjo nënkupton uljen e vlerës së parasë, me qëllim nxitjen e ekonomisë dhe mbajtjen inflacionit nën kontroll. Në daljen e tij publike të parë për vitin 2012, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani deklaroi se qytetarët vazhdojnë të kursejnë për shkak të pasigurisë ekonomike, duke çuar konsumin në një nivel tepër të ulët.
Guvernatori konfirmoi se inflacioni ka qenë i përmbajtur gjatë gjysmës së dytë të vitit të shkuar, duke shënuar një nivel prej 2.9 për qind.
Gjatë fjalës së tij shefi i nstitucionit të lartë monetar, deklaroi se ekonomia shqiptare ka mundësi të prodhojë më tepër rritje ekonomike gjatë vitit 2012. Duke iu referuar këtu edhe përfitimit nga situata e dobët ekonomike në vendet e rajonit.
Ulja e normës bazë të interesit pritet të reflektohet në uljen e interesave të kredive që japin bankat e nivelit të dytë. Në lidhje me këtë,. Guvernaotri i Bankës Qendrore konfirmoi se uljet që janë bërë gjatë vitit 2011 janë reflektuar në tregjet financiare. Po ashtu, duke u ulur kostoja e lekut, bankat do të jenë të gatshme të blejnë bonot e thesarit të shtetit me çmime më të ulta. Pra, si rrjedhojë kostoja e financimit të defiçitit buxhetor pritet të ulët.