Gwen Stefani: Biondja e artë e "No Doubt"
Të gjithë e identifikojnë për mënyrën e saj të veçantë të të veshurit, të të kapurit të flokëve apo lyerjes. Ajo është një ndër femrat më të kurajoze në botën e spektaklit, që gjithmonë ka guxuar të bëjë atë çfarë ka dashur, edhe pse brenda normave. Por pavarësisht gjërave të rëndësishme me të cilat është marrë në jetë, Gwen e pranon se të qenit nënë është puna më e vështirë që ajo ka pasur ndonjëherë. Në një intervistë të dhënë për revistën "Glamour", këngëtarja 39-vjeçare tregon për jetën e re përkrah dy djemve të saj, Zuma-s 1 vjeç dhe Kingstonit 3, të dy nga lidhja e saj me Gavin Rossdale. "Gjithmonë kam punuar shumë, por gjëja më e vështirë që kam bërë ishte të qenit nënë dhe të kujdesesha për fëmijët, tregon ajo. Çdo gjë të lodh, që nga zgjimi në mëngjes, e deri te mënyra e të qenit gjatë gjithë ditës me ta në lëvizje. Por sigurisht, edhe kënaqësia që marr është e madhe". Gwen dhe burri i saj Gavin, që u martuan 7 vjet më parë, kohët e fundit festuan ditëlindjen e parë të djalit të vogël, Zuma, me miqtë dhe familjen në Los Anxhelos. Gwen është një nga aktoret që nuk shihet pothuajse asnjëherë nëpër tabloidët skandalozë: "Ndoshta koha ime e çmendurive ka mbaruar. Të shohim se çdo ndodhë. Por është më mirë kështu, sepse janë gjëra që përshtaten me natyrën time". Këngëtarja 39-vjeçare tregon gjithçka rreth fëmijërisë dhe jetës së saj: "Para disa ditësh, kur po i jepja makinës, po mendoja si mund ta mbaja djalin tim të madh larg telasheve. Dhe e dini cila ishte përgjigjja? Ashtu siç qëndrova unë, sepse prindërit e mi ishin shumë të rreptë. Dua të them se ata akoma më frikësojnë". Tani që është zgjeruar familja, sigurisht që ka më shumë punë për të ndarë me njëri-tjetrin. Por bashkëshorti i saj, Gavin Rossdale, nuk e ka lënë asnjëherë të ndihet vetëm: "Gjithmonë kam menduar se ai do të ishte një baba i mirë. Ai e ka treguar këtë. Është një njeri i përkushtuar dhe i kujdesshëm. Jam shumë me fat". Po luku? "Ka qenë fiksimi im në Hollivud". Biondja tregon se për të qenë elegante, u është nënshtruar torturave të ndryshme. Vërtet obsesione divash. Ka nga ato që për të mbajtur trupin në formë u nënshtrohen dietave torturuese, apo edhe nga ato që për kilet e tepërta nuk duan t‘ia dinë fare. "E dobët? Jo tamam, rrëfen Mandy Moore, por jam mirë kështu". Ndryshe nga fiksimi i tipit hollivudian për peshën trupore, Moore nuk ka ndërmend të torturohet nëpër palestra për të eliminuar kilet e tepërta, siç bëjnë gjithë koleget e saj. Përkundrazi, ideja se është ndryshe nga të tjerat e bën të ndihet mirë: "Ndonjëherë ndihem vërtet mirë, ndonjëherë jo, por në fund të fundit jam një njeri normal. Sigurisht nuk jam e dobët, shton më tej Moore, por jam e kënaqur që përfaqësoj një ideal femëror ndryshe nga ajo që kërkohet në Hollivud. Shpesh më kanë kërkuar që të dobësohem për role të veçanta. Duhet të biesh pak nga pesha më thonë, por më e bukura është se ta thonë pa takt. Po ju si do të ndiheshit po t‘jua thoshin diçka të tillë?", përfundon aktorja. Por ka edhe nga ato që për të qenë perfekte u nënshtrohen torturave. "Mikeshat dhe motrat e mia pas lindjes ishin më të dobëta se më përpara. Pas lindjes e kuptova se kisha shtuar shumë në peshë, ndaj m‘u desh që të stërvitesha shumë për të arritur këtu ku jam sot", ka rrëfyer Jennifer Garner, mamaja e Violet, vajza që ka me aktorin Ben Affleck. Po Katie Holmes, Madonna apo Angelina Jolie? Bashkëshortja e re e divit amerikan, Tom Cruise, ka deklaruar se i është nënshtruar dietës vetëm me çaj jeshil, ndërsa Madonna dhe Angelina Jolie, orëve të tejzgjatura në palestra dhe sallatërave. Nga ana tjetër, edhe Victoria Becham ka pranuar se për të pasur një trup të tillë pas ardhjes në jetë të tre djemve ka ngrënë për muaj me radhë vetëm peshk. Por pas këtyre shembujve a keni parë ndonjëherë ndonjë vajzë më elegante dhe më në formë se Gwen Stefani? Por edhe pas kësaj qëndron një sekret? Kështu, ish-liderja e grupit "No Doubt", ka pranuar për revistën e famshme "Harper‘s Bazaar": "Për të qenë kështu, kam qenë gjithmonë me dietë". Stefani, 39 vjeçe, tregoi se "kur ndeshesh çdo ditë me paparacët poshtë shtëpisë, duhet të jesh patjetër në formë". Megjithatë, ankthi më i madh për këngëtaren ishte pikërisht kur fotografët duhej ta fotografonin me barkun e madh: "Të dilja nga shtëpia ishte një ankth i vërtetë. Një ditë, në muajin e tetë të shtatzënisë, u shtriva në bagazhin e makinës së vëllait tim për të dalë pa më vënë re njeri. Nga garazhi pastaj hyra në shtëpi përmes një porte të pasme", thotë ajo. Kështu, pas lindjes së djalit të saj, Kingston, në maj të vitit 2006, Gwen iu "fut" punës për të humbur kilet e tepërta: "Ishte me të vërtetë shumë e vështirë. Pastaj, duke e sforcuar më shumë se ç‘duhet metabolizmin tënd, është shumë e rrezikshme. Me pak fjalë, të fitosh dhe të mbash linjat perfekte është një ankth i vazhdueshëm", vazhdon Stefani. Nga ana tjetër, Stefani ka pranuar se ka luftuar gjithmonë për të mbajtur peshën e saj ideale dhe trupin perfekt edhe para se të ngelej shtatzënë: "E urrej të flas për këtë gjë, por është e vërtetë, tregon ajo. Kam filluar të mbaj dietë që nga klasa e gjashtë. Është një betejë e mërzitshme dhe një ëndërr e keqe gjithashtu. Por më pëlqejnë shumë veshjet dhe gjithmonë kam dashur të vesh rrobat që më pëlqenin më shumë". Pastaj shton duke qeshur: "Jam kokëfortë, ndaj dua ta arrij deri në fund diçka që nis. Kur i them vetes që duhet të dobësohem shumë, se vetëm kështu mund të dukem e bukur, e bëj patjetër". Këngëtarja tregon se mundohet të hajë vetëm ushqime të shëndetshme, por më pas shton se "se ha vetëm një herë ose dy herë në ditë, vetëm biskota dhe pica". Këngëtarja bionde bukuroshe beson verbërisht te perimet dhe kërkon medoemos kile të tëra zarzavatesh dhe fruta, për të mbajtur në formë trupin dhe mendjen. Gjithashtu në listën e saj nuk bëjnë pjesë as duhani dhe as alkooli.
Nuk e dimë akoma nëse Gwen do të jetë ende e aftë të ruajë elegancën e saj po të sjellë në jetë ndonjë fëmijë tjetër. "Tani kam dëshirë t‘i përsëris gjërat. Dua të bëj sa më shumë fëmijë dhe të vendos rekord", tregoi këngëtarja. Fatmirësisht, në këto shtatë vite martesë, në karrierën e saj, por edhe në jetën familjare, ajo është ndihmuar edhe nga bashkëshorti i saj, Gavin Rossdale. "I kam shkruar atij një këngë që titullohet ‘You seem like you‘d be a good dad‘. Kështu ai i ka kaluar shumë herë parashikimet e mia. Ai gjithmonë ka qenë shumë i dashur dhe romantik me mua. Mendoj se Gavin dhe unë jemi shumë më të afërt me njëri-tjetrin tani që kemi fëmijë. Të dy jemi bërë më romantikë dhe kujdesemi më tepër për njëri-tjetrin", përfundon ajo.
Jeta dhe karriera
Gwen Stefani lindi më 13 tetor të vitit 1969, në Kaliforni, por origjina e saj është italiane. Ajo ka një motër dhe dy vëllezër të tjerë. Duke parë vokalin e saj prindërit u kujdesën më shumë. Në vitin 1987 u bë pjesë e grupit muzikor "No Doubt", ku pas vrasjes së John Spence u bë këngëtarja kryesore. Grupit, që fillimisht përbëhej nga Gwen, vëllai i saj Eric dhe John Spence, iu shtua edhe Tony Kanal, njeriu me të cilin këngëtarja me flokët biondë dhe buzët e kuqe do të qëndronte e fejuar për shtatë vjet me radhë. Grupi, që luante muzikë rrok dhe rege, që kishte si mbikëqyrës gjithmonë vëllain e Gwen, Eric Stefani, mori famë ndërkombëtare me albumin e tretë të publikuar, "Tagic Kingdom", në vitin 1995, ku përfshiheshin suksese të tilla si "Don‘t Speak", "Just a Girl" dhe "Sunday Morning". Grupi do të publikonte, pavarësisht suksesit të arritur, një album të katërt në vitin 2000, të titulluar "Return of the Saturn", karakterizuar nga tekste dhe melodi të veçanta dhe nga një luk akoma më transgresiv i Gwen Stefanit. Pak muaj pas tij del "Rock Steady", një album që përmblidhte rege, rrok dhe pop dhe që i çoi në fitimin e 2 çmimeve "Grammy Award", me këngët "Underneath It All" dhe "Hey Baby". Diskografia me "No Doubt" përfshin edhe albumin me të njëjtin titull në vitin 1992, dhe më pas të tjerë me emrat "The beacon Styreet Collection", "The Singels" dhe "Everything in time". Më 13 qershor të 2006-ës u publikua një edicion i rezervuar i "Live in the Tragic Kingdom". Për më tepër është parashikuar dalja e albumit të tetë të bandës, kështu që Gwen pas eksperiencës si soliste, do të rikthehet të këndojë me grupin e saj legjendar. Albumi nuk mendohet të dalë para vitit 2010. "Jam shumë e lumtur që grupi ‘No Doubt‘ u bashkua sërish. Kam idenë se do të bëjmë gjëra shumë të bukura së bashku", thotë ajo.
Moda dhe marketingu
Gwen krijon në 2006-ën linjën e saj të veshjeve: L.A.M.B., bashkimi i inicialeve të albumit të saj të parë "Love, Angel, Music, Baby". Është pikërisht ajo që dizajnon dhe u vë veshjeve markën e saj. Nuk janë të paktë ata që kanë zgjedhur ta kenë stiliste personale, duke parë stilin e saj të veçantë të veshjes. "Të merresh me modë është një mënyrë për t‘u konsideruar vërtet artiste. Mundohem të jem e veçantë dhe origjinale në atë që krijoj, ndoshta kjo është arsyeja që veshjet e mia pëlqehen", deklaron Gwen. Ajo kohët e fundit, përveç veshjeve, ka hedhur në treg edhe atlete, një linjë orësh, kukullash dhe parfumesh.