Mbërrin në qeveri zgjerimi i TVSH-së
Ka mbërritur në qeveri varianti i propozuar nga administrata tatimore për riklasifikimin e biznesit. Kërkesa i është paraqitur Ministrisë së Financave, e cila po bën korrektimet e nevojshme, pasi mendohet që ulja e kufirit për të kaluar në TVSH do të jetë 5 milionë lekë, nga 4 që propozuan ekspertët e administratës tatimore. Duke qenë se propozimi i Tatimeve prek ligjin "Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar", atëherë ndryshimet duhet t‘i miratojë qeveria, e për rrjedhojë edhe Parlamenti. Ndryshimet në ligjin e TVSH-së kërkojnë të paktën 71 vota në Parlament, realizimi i të cilës nuk do të jetë problem për mazhorancën (ka 74 vota). Më herët, varianti i ri për zgjerimin e skemës së TVSH duhet të diskutohet në komisionet e posaçme parlamentare, por edhe këtu nuk pritet të ketë ndonjë zhvillim, pasi deri tani opozita ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në Kuvend. Futja e biznesit të vogël me xhiro vjetore mbi 4 milionë lekë në skemën e TVSH-së, u rrit atyre automatikisht detyrimin për të paguar më tepër.
Diskutimet
Prej një jave është hapur një debat mes biznesit të vogël dhe Tatimeve rreth mundësisë për të zgjeruar skemën e pagesës së TVSH-së. Në parim shumë biznese nuk janë kundër këtij referimi, sidomos taksapaguesit e mëdhenj, të cilët ankohen shpesh për shkarkimin e munguar të faturave. Varianti i propozuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave ka mbërritur në Ministrinë e Financave, e cila me ndryshimet që po kryen, e ka gati miratimin në qeverinë e re. Burime nga Ministria e Financave thonë për gazetën se kufiri i lejuar do të jetë 5 milionë lekë. Mbi këtë normë do të futen në skemën e TVSH ato biznese që e kanë vërtetuar kalimin e kufirit. Tjetër fakt që duhet të kihet parasysh është administrimi i atyre bizneseve, që do të dalin pas klasifikimit të ri. Ministria e Financave sqaron se, pavarësisht futjes në skemën e TVSH, bizneset me xhiro deri në 8 milionë lekë do të jenë nën mbikëqyrjen e administratës së pushtetit lokal. Pra, të ardhurat e krijuara nga TVSH-ja e paguar nga biznesi i vogël me xhiro mbi 4 milionë lekë, do të mblidhen nga bashkitë dhe komunat për llogari të pushtetit qendror.
Situata
Në rang vendi numërohen rreth 80 mijë biznese të vogla, të cilat administrohen nga pushteti lokal. Edhe pse i madh në numër në krahasim me biznesin e madh, të ardhurat e krijuara nga kjo kategori nuk kanë mundur të përmbushin planin e përcaktuar nga qeveria. Aktualisht biznesi i vogël paguan tatimin e thjeshtëzuar të fitimit me 10 për qind, si dhe detyrimet e tjera që ka ndaj kontributeve të sigurimeve shoqërore. Përveç këtyre, biznesi i vogël paguan edhe taksat e tarifat lokale të vendosura nga pushteti lokal. Kalimi i tyre në një skemë të re i rrit detyrimet tatimore, pasi në bilanc duhet të llogarisin edhe Tatimin mbi Vlerën Shtuar, që është 20 për qind.