Policët, nis plotësimi i kontratave personale
Deri në fund të muajit shtator, gjithë punonjësit e policisë duhet të pajisen me kontratë individuale të punës. Ky është vendimi që është marrë nga drejtuesit e personelit në Policinë e Shtetit, gjatë një takimi para disa ditësh në ambientet e kësaj drejtorie. Gjithë shefat e personelit të policisë janë mbledhur në një takim dhe kanë vendosur se duhet të shpërndahen formularët e kontratës personale. Sipas këtij vendimi, çdo punonjës policie duhet ta plotësojë atë brenda këtij muaji. Kjo ka ardhur pas firmosjes së kontratës kolektive të punës disa muaj më parë, pikërisht në prill të këtij viti, pas një marrëveshjeje që pati Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit, me kreun e Policisë, Ahmet Prençin. Gjithashtu mësohet se për përmbushjen e këtij detyrimi ligjor kanë ndikuar edhe këshillat e misionit PAMECA III, që asistojnë pranë policisë shqiptare.
Vendimi
Nga burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit mësohet se pak ditë më parë janë mbledhur gjithë shefat e personelit nga të 13 qarqet, të cilët kanë diskutuar për çështjen e kontratave personale për çdo punonjës policie. Në përfundim të mbledhjes së drejtuar nga drejtori i Personelit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, është konkluduar se këto kontrata do kryhen brenda një muaji. Sipas të dhënave nga policia, kjo do të funksionojë më së miri, duke u bazuar në modele tip të kontratës individuale, për të cilat, që prej muajit prill, ka nisur puna. Specialistët shpjegojnë se pas miratimit të kontratës kolektive, e cila u firmos mes drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe kryetarit të Sindikatës së Policisë, iu hap rruga kontratës individuale. Kështu, burimet thanë për "Shqip" se duke u bazuar në Kodin e Punës dhe në Rregulloren e Personelit të Policisë do të ndërtohen kontrata për çdo funksion në të gjithë piramidën policore. Nga specialistët mësohet se kontrata individuale është një marrëveshje ndërmjet punonjësit të policisë dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Kjo kontratë përmban të drejtat dhe detyrimet e palëve dhe mbështetet në kontratën kolektive të punës. Kështu, personi që pranohet në polici, nënshkruan kontratën individuale në fillim të trajnimit të tij në shkollën bazë të policisë. Ndërmjet punonjësit të shërbimeve mbështetëse dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, ose një prej zëvendësdrejtorëve të përgjithshëm të autorizuar prej tij, lidhet një kontratë individuale pune.
Kontrata
Ndërkaq, për çdo funksion policia shpjegon se do të ketë modelin tip të kontratës. Ajo mban të drejtat dhe detyrimet dhe u përmbahen akteve ligjore në fuqi. Gjithashtu, në kontratën individuale të punës do të jenë të përfshira identiteti i palëve, vendi i punës, përshkrimi i përgjithshëm i punës, data e fillimit dhe kohëzgjatja. Veç këtyre, në kontratën individuale përfshihen edhe pushimet. Sipas saj, kohëzgjatja e pushimit vjetor do jetë deri në 30 ditë për nivelin zbatues, 35 ditë kalendarike për nivelin e parë drejtues, 40 ditë kalendarike për nivelin e mesëm drejtues dhe 45 ditë kalendarike për nivelin e lartë drejtues. Gjithashtu, nuk lihen pa përmendur elementët përbërës të pagës dhe data e dhënies së saj, koha normale javore e punës, sanksionet për prishje të kontratës dhe vetëm për punonjësit e policisë, kushtin për të shërbyer në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Ndërkaq, lidhja epror-vartës do të jetë shumë domethënëse me kontratën individuale. Eprori direkt i një punonjësi policie, i cili transferohet, penalizohet apo i kryhet çdo lloj veprimi abuziv, do të përgjigjet nëse gjykata fakton se kjo ka ndodhur për shkak të tij. Sipas të dhënave të specialistëve, kur punonjësit të policisë i kryhet një veprim i pambështetur në ligj, atëherë përgjegjësinë nuk do e marrë më shteti, siç është vepruar deri më sot, por personi që ka kryer këtë veprim. Siç dihet, shpesh herë punonjësit e policisë kanë mbetur të papunë ose janë transferuar në vende të tjera, me ulje apo ngritje grade për shkak të lëvizjeve politike. Por, tashmë në këtë kontratë të policisë, lëvizjet dhe largimet nga puna specifikohen në një nen të veçantë, duke u shpjeguar me detaje se si veprohet në këto raste.
Sindikata
Në kontratë deklarohet se transferimi i punonjësve të policisë për nevoja shërbimi bëhet nga punëdhënësi në konsultim me sindikatën nënshkruese. Pra, kur kjo kontratë individuale të firmoset, atëherë drejtuesit e policisë duhet të mendohen mirë që urdhri i tyre të pranohet edhe nga sindikata e policisë. Megjithatë, më tej citohet se personat e transferuar nënshkruajnë një kontratë për t‘u kthyer në vendin e tyre të punës, sapo shkaku i transferimit të ketë përfunduar.
Në këtë kontratë apo marrëveshje përcaktohet koha e qëndrimit, kushtet e transferimit midis punëdhënësit dhe punëmarrësit. Më tej, kontrata shpjegon se largimi dhe pushimet nga puna mund të bëhen vetëm në rastet e shkeljeve apo abuzimeve, të parashikuara në ligj. "Punëdhënësi, i cili është eprori, është i detyruar të mbrojë e të respektojë personalitetin e punëmarrësit, që në këtë rast është punonjësi i policisë vartës. Ai duhet të parandalojë çdo qëndrim që cenon dinjitetin dhe personalitetin e të punësuarit. Punëdhënësit, gjatë marrëdhënieve në punë, nuk i lejohet të mbledhë informacione në lidhje me punëmarrësin dhe t‘i përdorë ato gjatë punësimit e mbas shkëputjes së marrëdhënieve në punë. Ndërsa masat disiplinore dhe ato për largimin nga puna të punonjësve të policisë duhet të merren në përputhje me legjislacionin ekzistues në fuqi. Për të gjitha rastet që bien ndesh me sa shkruhet në këtë kontratë, sindikatës i lind e drejta të japë mendimin e vet në mbrojtje të të drejtave të punonjësit të policisë", deklarohet në kontratën e punës në polici.