E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gyl-Sejdiut: Do të forcojmë marrëdhëniet dypalëshe

Prishtinë Presidenti i Turqisë Abdullah Gyl i ka dërguar një telegram urimi presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu me rastin e një vjetorit të shpalljes së pavarësisë. “Turqia është e përkushtuar për të përmirësuar lidhjet vëllazërore, historike dhe shpirtin solidar në mes të dy kombeve tona vëllazërore, si dhe do të vazhdojë mbështetjen e saj për Kosovën në të gjitha fushat sikur që ishte edhe në të kaluarën”-shkruan ndër të tjerash Gyl.

Ai ka shprehur bindjen se solidariteti dhe bashkëpunimi i ngushtë do të vazhdojë të japë kontributin për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e regjionit.“Duke shfrytëzuar këtë mundësi, Unë dua të shpreh bindjen time se Kosova do të konsolidojë vendin e saj në shoqërinë ndërkombëtare dhe i ripërsëris urimet më të mira për shëndetin tuaj dhe lumturinë e prosperitetin dhe mirëqenien për Kosovën mike dhe vëllazërore”-shkruhet më tej.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›