Gyl: “Turqia përkrah Shqipërisë në rrugën e integrimit”
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje një takim me Presidentin e Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl. Kryeministri Berisha e vlerësoi vizitën e presidentit Gyl si një vizitë shumë të rëndësishme, e cila rikonfirmoi edhe një herë marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, qeverive dhe popujve, por edhe do të japë një kontribut të madh përpara në këto marrëdhënie. Gjithashtu, Kryeministri tha se kjo vizitë është edhe një ngjarje e shënuar për nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit të ngushtë e të suksesshëm, në të gjitha fushat midis dy vendeve. Presidenti Gyl e falënderoi përzemërsisht kryeministrin Berisha për pritjen dhe shprehu kënaqësinë e veçantë për mikpritjen e ngrohtë e miqësore që iu rezervua gjatë kësaj vizite në Shqipëri. “Jam shumë i lumtur që ndodhem sot në Shqipëri dhe ndihem si në shtëpinë time”, - iu drejtua presidenti Gyl, kryeministrit Berisha. “Turqia do të vijojë të jetë një aleate e ngushtë e Shqipërisë, në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe të mbështesë atë, si në përpjekjet e saj për integrim në Bashkimin Evropian, ashtu edhe në të gjitha përpjekjet për zhvillim e progres në fusha të tjera”, - siguroi presidenti turk, Gyl. Gjatë takimit u diskutua gjerësisht për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për vendosmërinë e të dy vendeve për ti zgjeruar dhe thelluar ato më tej në të gjitha fushat, në veçanti për sa i përket shkëmbimeve ekonomike e tregtare dhe zgjerimit të mëtejshëm të investimeve turke në Shqipëri. Në takim u vlerësua efekti pozitiv që ka sjellë zbatimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë mes dy vendeve.
Ky lajm është publikuar: 12/12/2009