E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: “Bashkëpunim mes palëve politike”

Autori i Lajmit: Redaksia
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka vënë theksin tek bashkëpunimi mes palëve politike gjatë fjalës së tij në konferencën ndërkombëtare “Sfidat dhe problemet ekonomike dhe shoqërore 2009 – në kohën e krizës globale dhe të integrimit”, të organizuar nga Fakulteti i Ekonomisë së Universitetit të Tiranës. “Bashkëpunimi është domosdoshmëri e kohëve të sotme. Prej kohësh është diskutuar për problematikën që ka biznesi për çështjet gjyqësore që zvarriten, hanë shumë kohë dhe biznesmenët që e kanë kohën të shtrenjtë e kanë shumë të vështirë që të gjejnë zgjidhje në kohën e duhur. Nuk kam dëgjuar njeri që të jetë kundër vendimmarrjes për krijimin e Gjykatës Administrative. Por ka më shumë se një vit që kjo gjykatë mbetet e bllokuar, pasi kërkohet domosdoshmërisht bashkëpunim dhe një votë e kualifikuar në Parlament prej 84 deputetësh”,- është shprehur Topi. “Referuar dhe të dhënave të institucioneve ne po e përballojmë relativisht më mirë se të tjerët, por domosdoshmërisht kërkon bashkëpunim në nivel rajonal, kontinental, pse jo dhe në nivel global për të përballuar të gjithë së bashku, sado në mënyrë modeste të jetë kontributi ynë. Askush nuk e vë në dyshim që ndryshimet janë të dukshme”, - theksoi Topi.

Ky lajm është publikuar: 12/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›