Kryesocialisti: “Do të vazhdojmë protestat”
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka deklaruar se opozita do të rifillojë protestat javën tjetër në të gjithë vendin duke kërkuar të drejtën e saj kushtetuese për transparencën e zgjedhjeve të 28 Qershorit. Në një konferencë për shtyp, Rama ka theksuar se protestat do të vazhdojnë deri në vendosjen e normalitetit demokratik. “Ne do të qëndrojmë jashtë atij Parlamenti të dalë nga vjedhja e votave që dhunon rregullisht lirinë dhe të drejtat e qytetarëve”, - theksoi Rama duke theksuar se gjatë gjithë javës së ardhshme do të protestojmë për krizën e demokracisë dhe familjeve shqiptare. “Asnjë hap prapa, Berisha le të rrijë pa opozitën në Parlamentin që ka marrë peng”, - theksoi Rama, duke përmendur problemet sociale në vend, kreu i selisë rozë tha se “bombat sociale që do të shpërthejnë në shtëpitë e shqiptarëve në janar, me çmimin e rritur të energjisë, taksat e rritura të biznesit të vogël, papunësinë e rritur çdo ditë bashkë me pafuqinë blerëse e me radhë, nuk mund të përballohen nga njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, po duhet të futen që të gjitha në faturën e Sali Berishës”. Ndërkohë ai shtoi se Berisha duhet të provojë të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij. “I bëj thirrje Prokurores së Përgjithshme të Republikës, të hapë hetimin e të gjitha akuzave të kryeministrit të vendit ndaj meje dhe të kërkojë nga Sali Berisha, prova e fakte lidhur me dhjetë paditë penale që kam depozituar deri sot në prokurori për këto akuza, pikërisht për të zbardhur, në çdo detaj, gjithçka është thënë gjatë këtij sulmi barbar. Le të bëhet burrë i paburri Sali dhe le të tregojë se ka qoftë edhe një provë të vetme në dollapin e dosjeve të politikës së tij të shpifur, të shpifjeve e gënjeshtrave me të cilat po bën pis Shqipërinë, po trazon çdo familje shqiptare, po turpëron çdo qytetar të këtij vendi”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 12/12/2009