E Shtunë, 31 Tetor 2026

A/H1N1, Kukësi në hartën e qyteteve më të prekur

KUKËS- Dy raste të reja me gripin e derrit shënohen në Kukës dhe në Has ku mjekët i kanë dhënë tamiflu dy të prekurve që në momentin e parë që dyshoheshin me virusin A/H1N1. Analizat e mbërritura në Tiranë që prej disa ditësh konfirmojnë se një fëmijë 10 vjec nga Hasi dhe një 32 vjecar nga Kukësi janë prekur nga gripi i derrit.
Bulzat e bardha të spitalit të Kukësit dyshojnë se të tjerë persona mund të jenë të prekura nga virusi duke u nisur nga fakti se dy rastet zyrtare nuk ishin persona të ardhur nga vende të tjera.

“Përdit vijnë të sëmurë me temperaturë 39-40, me dhimbje muskulare, me dhimbje gjoksi , me kollë të cilën dyshohet se janë me gripin A/H1N1. Rastet me A/H1N1 nuk janë të ardhur, ata janë banorë të rrethit tonë dhe këta e kanë marrë gripin nga një person tjetër. ” shpjegon mjeku Mark Nufi, i cili sqaron se gjenjda po mbahet në kontrroll me tamiflu, por edhe rezervat e këtij medikamenti të posacëm për gripin e derrit duket se janë drejt përfundimit.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›