Gruevski: Greqia nuk mund të na bllokojë përgjithmonë
BON- Kryeministri Nikolla Gruevski është shprehur, se Maqedonia nuk duhet të thyhet, por të vazhdojë të luftojë për integrimin europian, pasi Greqia nuk mund të na bllokojë përgjithmonë. Këto deklarata kreu i qeverisë maqedonase i bëri nga Boni.
"Pengesa ka dhe do të ketë. Thjesht fati i shtetit tonë është i tillë të kemi më shumë pengesa se sa kanë shtetet tjera. Është e dukshme se çështja e Maqedonisë ende e ngarkon Ballkanin, gjegjësisht disa shtete të Ballkanit. Ndonjëherë më duket si të jetojmë në shekullin e 19, e jo në shekullin 21 dhe kërkesat që i dëgjoj nga disa shtete posaçërisht nga Greqia, duken sikur të jenë nga shekulli 19, ose si në fillim të shekullit 20, e jo në fillim të shekullit 21. Por, do të gjejmë forcë të ballafaqohemi edhe me këtë, do të gjejmë forcë t'i tejkalojmë edhe këto çështje”, u shpeh Gruevski.
Ai theksoi se këtë që po e bën Greqia në njëfarë mënyre është harxhim edhe i kredisë së saj. Gruevski tha se "ajo kredi ka fillimin dhe fundin e saj dhe se një ditë do të fillojë të skadoj dhe do të vijë deri në fundin e saj".
"Greqia nuk mundet përgjithmonë ta bëjë atë që po e bën. Kështuqë ne do të vazhdojmë me përpjekjet tona, ne kemi axhendë qartë të projektuar euroatlantike dhe do të vazhdojmë të punojmë në këtë plan", përfundoi kryeministri i Maqedonisë.
(m.a/ina/BalkanWeb)