H1N1, Stroni: Shqipëria e rrezikuar nga prekja

Mjeku në Spitalin e Infektivit në QSUT Gentian Stroni u shpreh në studion e "Ora News" se Shqipëria është në rrezikshmëri të lartë për t'u prekur nga gripi i derrave. Kjo sipas tij vjen nga pozita e saj gjografike që rrethohet nga shtete që janë prekur nga ky virus dhe tashmë për pushime do të vijnë emigrantët dhe turistët e huaj gjë që e shton më tepër rrezishmërinë e përhapjes së virusit. Gjithashtu Stroni shtoi se çdo ditë ka raste të dyshuara me simptomat e përgjithshme duke theksuar se është evidentuar virus të tipit B që shkaktojnë sëmndje jo kaq të rrezikshme sa H1N1.