E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virusi H1N1, Godo: Asnjë rast në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo deklaron se deri më tani nga 80 rastet e dyshuara për gripin e derrave asnjë rast nuk rezulton me virusin AH1N1. Por sipas saj ka shumë mundësi që ky virus të jetë i pranishëm në vendin tonë ose është duke trokitur. Këto deklarat ministrja Godo i bëri ndërsa po bënte një inspektim në urgjencën e Tiranës, inspektim ky për masat e marra për të përballuar çdo situatë që mund të krijohet nga prekja me virusin AH1N1.
Ministrja e shëndetësisë Anila Godo ka takuar dhe mjekët e urgjencës së Tiranës me të cilët ka diskutuar për virusin AH1N1 dhe për të gjitha masat mbrojtëse .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›