E Shtunë, 31 Tetor 2026

H1N1, situata e rende do te mbylle shkollat

Gripi i derrit nese do te kete perhapje masive gjate muajit shtator, atehere parashikohet nje shtyrje e afatit te fillimit te vitit te ri shkollor ose mbyllja e tyre pa afat. Kjo eshte bere e ditur nga specialistet e Institutit te Shendetit Publik, te cilet i kane kerkuar edhe Ministrise se Arsimit qe te bashkepunojne per marrjen e masave, sepse vetem ISHP nuk mund te perballoje kete situate. Nderkohe nje lajm i mire vjen nga shteti Kinez kum raportohet se eshte zbuluar vaksina e cila eshte vetem me nje doze dhe do te kushtoje 30 per qind me lire se vaksinat qe jane ofruar nga firmat farmaceutike perendimore. Kjo, pritet te sjelle nje permiresim te situates edhe ne vendin tone, dhe kjo per vete faktin se nje pjese e mire e medikamenteve qe vijne ne Shqiperi jane me origjine nga ky shtet.

Shkollat

Institucionet arsimore si shkollat fillore, te mesme, por edhe kopshtet mund te vonojne hapjen e tyre ose te mbyllen, ne rast se jane hapur, ne qofte se do te kete nje shperthim masiv te virusit qe shkakton gripin e derrit. Nderkohe qe gjate dites se djeshme, Instituti i Shendetit Publik ka konfirmuar edhe rastin e 30 te prekur nga ky grip. "Grumbullimi masiv eshte nje shans i mire per virusin, per t'u transmetuar me shpejt tek personat. Ne do ta ndjekim situaten hap pas hapi dhe nese do te kete ndonje situate shqetesuese do te marrim veprimet perkatese, ku nuk perjashtohet asnje nga masat qe jane te listuara ne menyren e ndalimit te perhapjes se infeksionit. Ne nuk mund ta perballojme dot te vetem kete situate. Edhe vete MASH duhet te kete programet e veta, se si duhet te veproj ne situata te tilla. Pra behet fjale per nje pandemi",ka pohuar specialisti i Semundjeve Infektive ne ISHP, Dritan Ulqinaku. Sipas tij, duhet te merren masa nga te gjithe personat por edhe nga institucionet dhe drejtuesit me te larte te tyre, per masat dhe parandalimin e perhapjes se gripit.

Marreveshja

Ministria e Arsimit dhe Shkences dhe Ministria e Shendetesise, kane arritur ne nje marreveshje, ku ne rast se ne shkolla dhe universitete do te kete numer te madh mungesash te nxenesve, do te kete mbyllje te tyre. Keshtu MASH iu ka kerkuar te gjitha institucioneve arsimore qe te raportojne cdo dite numrin e mungesave te nxenesve. "Duke pare shtimin e rasteve me grip derri, por edhe duke pare se po fillon viti i ri akademik, kemi lidhur nje marreveshje me MASH. Kjo e fundit do te na tregoje cdo dite per numrin e mungesave dhe sidomos ato qe justifikohen si te semure me grip", ka pohuar drejtori i Shendetit Publik ne MSH, Gazmend Bejtja. Sipas tij, situata dhe nisja e fillim vitit do te varet nga perhapja e virozeve gjate ketyre dy muajve ne vazhdim.

Te prekurit

Nderkohe gjate dites se djeshme Instituti i Shendetit Publik ka konfirmuar se Shqiperia ka shenuar edhe rastin e 30, te personave te prekur nga gripi i derrit. Te dhenat tregojne se eshte nje paciente 52-vjecare nga qyteti i Durresit, por qe gjendja e saj shendetesore tashme eshte e mire. "Tashme kemi te konfirmuar edhe rastin e 30, te personave te prekur me virusin H1N1. Gjithashtu jane edhe 9 raste te mundshme, te cilat do te shkojne per konfirmim ne Rumani", ka nenvizuar specialisti i ISHP-se Ulqinaku. Sipas tij, numri i te prekurve ne vendin tone me virusin A/H1N1 shkon ne 30 persona. Ne buletinin e 11, qe ka publikuar ISHP thuhet se personat e prekur jane kryesisht nga Tirana, 6 nga Durresi, 2 nga Gjirokastra, 1 nga Saranda dhe nje nga Devolli. Personat e prekur jane kryesisht te moshes 25- 44 vjec. Por fatmiresisht te gjithe keta paciente gezojne gjendje te mire shendetesore. Nderkohe Instituti i Shendetit Publik, po merret me analizimin e 536 mostrave te dyshuara dhe shumica e ketyre mostrave jane marre tek persona aktive, por edhe tek mosha pediatrike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›