E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama, bojkot per bllokimin e heqjes se vizave

Me mosnjohjen e zgjedhjeve dhe me bojkotin parlamentare, kryetari i Partise Socialiste ka si qellim te pengoje levizjen e lire te qytetareve dhe integrimin e metejshem te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Ky eshte qendrimi qe mbajti kryeministri Berisha, pasditen e djeshme, gjate nje konference per shtyp ndaj deklaratave te perseritur te kryetarit te PS-se per bojkot te Parlamentit. "Rama ka si qellim te vetem te pengoje me sa te mundet levizjen e lire te qytetareve shqiptare. Ai e di qe muajt afert qe vijne jane muajt e ketij vendimi. Ai nuk e ka problemin tek zgjedhjet, por po e perdor kete per nje interes te ngushte", theksoi Berisha ne kunderpergjigje te deklaratave te Rames. Por ne menyre kategorike, kryeministri theksoi se ndonese manovra te tij per zgjedhjet, Edi Rama nuk mund t'i ndaloje dot shqiptaret ne rrugen e tyre drejt integrimit dhe levizjes se lire ne Evrope. "Ai nuk na bllokon dot vizat, por eshte i shemtuar akti i luajtjes kukafshehthi me Parlamentin dhe institucionet e tjera", deklaroi Berisha. Sipas tij, kete "loje" Edi Rama e kishte perdorur edhe kur Shqiperia priste te merrte ftesen per anetaresimin ne NATO. Berisha theksoi se nderkombetaret nuk do te merrnin parasysh interesat personale te nje individi, perpara interesit madhor te te gjithe shqiptareve. "Une edhe njehere kam bindjen time me te thelle se ky eshte nje kalkulim i gabuar i zotit Rama. Natyrisht ben nje bruto figure, por nga ana tjeter une kam bindjen me te plote se ministrat e jashtem te BE dhe asnje institucion nuk do te mendoje ndonjehere te ndeshkoje apo te penalizoje nje vend apo nje komb per interesa personale te nje personaliteti politik te atij vendi", garantoi Berisha. Ne menyre te qarte kryeministri theksoi se, pavaresisht ketyre reagimeve te kryetarit te PS-se ai ishte i gatshem te bashkepunonte ngushte me opoziten. "Qeveria ime mbetet e hapur per bashkepunim luajal me opoziten" theksoi Berisha. Por sipas tij, Rama si drejtues i kesaj force e percepton realitetin ne menyre te kundert. "Nuk jam une ai duhet t'i jap leksione logjike dhe psikologjike Rames", vuri ne dukje Berisha, duke e ftuar opoziten te heqe dore nga keto manovra. Nga ana tjeter Berisha nuk nguroi ta cilesoi kryetarin e PS-se, si personin i cili riktheu censuren ne partine me te madhe te opozites. Duke iu referuar punimeve te Kongresit te PS, kryeministri denoi frymen e censures dhe te perjashtimit me te cilen ai u mbajt. Ai tha se kjo censure, u vu re kryesisht tek lenia ne erresire e kundershtareve te tij dhe te mediave. "Jam i lenduar nga censura qe iu rezervua kundershtareve. PS ishte e shkeputur nga censura, por tani u rikthye prape", theksoi Berisha. Gjithsesi, kreu i qeverise shtoi se ai nuk trembej nga deklaratat e Rames, pasi kishte ndermend te formonte nje qeveri e cila do te conte vendin drejt integrimit te plote.

Mosnderhyrja

Kryeministri Berisha nuk preferoi te komentonte asnje nga levizjet e brendshme dhe kundershtite ne partite e koalicionit te tij, si LSI apo partia e cameve. Sipas Berishes, ai nuk nderhynte ne punet e brendshme te partive te tjera.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›