HEBREU DHE SHQIPTARI ZINO MATATHIA
Kështu u emërtua operacioni
i mbartjes ajrore të
rreth treqind hebrenjve
nga Shqipëria për në Izrael. Ishte
fi llimi i prillit 1991. Një person
i rëndësishëm, i ardhur nga
Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
përfaqësues mjaft i besuar i administratës
së Uashingtonit dhe
i qeverisë së Tel Avivit, vetëm pak
kohë më parë kishte takuar "kokë
më kokë" Presidentin e kohës,
Ramiz Alinë, dhe i pati parashtruar
kërkesën e kthimit në atdheun
e tyre historik të familjeve jehudie
në Shqipëri. Gjeti mirëkuptim,
por edhe një kusht. Për shkak të
raporteve që Tirana zyrtare kishte
edhe me vendet arabe, që ngjarja
të mos kthehej në bumerang për
politikën e jashtme shqiptare,
operacioni nuk duhej të gjente
pasqyrim në median vendase.
Nga i dërguari i rëndësishëm
amerikan, i cili qe hebre, kushti
u pranua.
Kështu, menjëherë nisi "Tapeti
fluturues", emër i koduar
vënë nga pala pritëse, Izraeli.
Ai përfshinte grumbullimin e të
gjithë hebrenjve që dëshironin
të ktheheshin në tokën e tyre
të vjetër jo vetëm nga territori i
Shqipërisë, por edhe prej Greqisë.
Pika e takimit të parë të hebrenjve
shqiptarë u zgjodh Roma.
Të treqind bashkëkombësit në
kryeqytetin italian i sistemuan në
hotelet në qendër të tij.
Zino Matathia dhe familja e
tij, Hrisi e ëma, Irisi vajza dhe Iliri
djali, u bashkuan me të shumtët.
Ishte edhe i vëllai, Isaku, së
bashku me familjen e vet. Pas
katër ditësh qëndrimi në Romë,
"Tapeti fl uturues" kreu zbarkimin
në aeroportin civil të Tel Avivit.
Ishte 10 mars 1991. Të gjithë të
ardhurve iu dha shtetësia izraelite
që në aeroport.
Ndërkohë, grumbullin e madh
të shqiptarëve të riatdhesuar e
mësynë gazetarët e vendit dhe
të huaj. Ajo ardhje e re përbënte
lajm të madh. Sepse ishte tepër
i veçantë për opinionin publik,
dëshmon një ndër gazetat më
të mëdha të botës, "New York
Times". Gazetari i saj, Henry
Kamm, duke iu referuar shkrimit
të Tel-Micha Bar-Am në të përditshmen
"Jerusalem Journal",
me titullin "Hebrenj të gëzuar
që vijnë nga një planet tjetër,
Shqipëria", që në rreshtin e parë
dëshmonte se kishte ndodhur
tashmë prishja e besës së dhënë
në Tiranë për ta anashkaluar
median. Në parim ai udhëtim
kishte qenë i fshehtë, por të
treqind të ardhurit ishin zbuluar
nga gazetarët dhe po fl itnin. Sipas
tij, kurioziteti qe i madh, sepse
vinin prej "të vetmit popull që
ka nxjerrë jashtë ligjit çdo fe",
"një vend që jetoi në izolim
pothuajse total", "ku hebrenjtë
e Shqipërisë e kishin të ndaluar
për t‘u organizuar si komunitet
dhe nuk qenë në kontakt me
organizatat ndërkombëtare të hebrenjve".
Sipas "New York Times",
ata deklaronin se "ne gjithmonë
u kemi thënë fëmijëve tanë se cili
është fl amuri ynë".
Mes të pyeturve nga gazetarët,
vendin qendror e zë familja
Matathia. Isaku, i përshkruar nga
gazeta si inxhinier elektronik që
kishte punuar në një laborator
bërthamor kërkimor, pohon se
fl amurin izraelit e kanë mbajtur
përherë në Shqipëri, madje në
një vend nderi në dhomën e tyre.
Mirëpo mes hebrenjve shqiptarë
të porsaardhur është pikërisht
Zino që tërheq vëmendjen
e gazetarëve. Ndërsa thotë se ka
ardhur që të jetojë përfundimisht
në Izrael, ai shton: "Ne shpresojmë
që Shqipëria së shpejti do
të bëhet demokraci...". Gazetari
Henry Kamm i "New York Times",
gjithnjë duke iu referuar shkrimit
të Tel-Micha Bar-Am në të përditshmen
"Jerusalem Journal", sa
herë që e citon, nënvizon se Zino
Matathia është doktor. Pastaj
u hap vend dukshëm fjalëve të
tij, se Shqipëria para Luftës së
Dytë Botërore ka marrë refugjatë
hebrenj nga Gjermania e Austria
dhe i ka shpëtuar nga shfarosja
fashiste. Këtë artikull "New York
Times" e shoqëron me një foto, e
cila ka në diçiturë fjalët "Dr. Zino
Matathia, një kirurg që erdhi nga
Shqipëria".
Sepse me të vërtetë Zino në
Shqipëri qe një mjek shumë i
njohur, doktor i shkencave, folës i
mjaft gjuhëve të huaja, i dekoruar
dhe i inkurajuar deri në detyrën
organizative të një drejtori spitali.
Ai është njeri zemërmadh
dhe shumë i sinqertë. Ndihet
tepër i nderuar me çdo minutë
jete dhe karriere profesionale
në Shqipëri. Ndihet i zëmëruar
që kanë hapur fjalë se në fi llim
të vitit 1991 kthimin e tyre në
Izrael shteti i atëhershëm shqiptar
gjoja e ka bërë kundrejt një
pagese. "Nuk na shitën dhe nuk u
shitëm", shprehet ai. Pastaj shton
se në letërnjoftimin-pasaportë
të regjimit komunist, që ende e
ruan, në shënimin "Kombësia" ka
të shkruar fjalën "Izraelite". Madje
shkon edhe më tej. Tregon se këtë
kohë, vëllait të tij, punonjësit
e zyrës civile ia kishin shkruar
"Shqiptare", ndërsa ky donte t‘i
regjistrohej "Izraelite". "Shko dhe
thuaju!" - e nxiti Zino. Kur i vëllai
ua tha merakun e vet njerëzve
të zyrës civile, ata kërkuan falje
që e kishin shkruar pa vëmendje
dhe menjëherë i mbushën një
tjetër letërnjoftim, ashtu siç
dëshironte.
Me dy atdhe të dashur
Ne shqiptarët, madje e gjithë
bota, nuk do ta kuptonim dot
tërësisht se një hebre ka dy atdhe.
Nuk ka ngjarë kështu, sepse i
pëlqen të bëjë qengjin që pi në dy
nëna. Që prej dëbimit të tyre afro
dymijë vjet më parë, një nga eksodet
më të dhimbshme të planetit,
hebrenjtë nuk kishin troje të veta,
pra atdhe. Kjo hapësirë toke, që
është themeli i identitetit të një
populli (kombet formohen nga
bashkimi i njerëzve në të njëjtin
truall, që fl asin të njëjtën gjuhë
dhe kanë zakone të përbashkëta),
atyre iu krijua vetëm pesë
dekada më parë. Kështu, Izraeli
i sotëm, shtatë milionë e gjysmë
nënshtetas, përveç tetëqind mijë
autoktonëve, gjithë të tjerët janë
ardhës nga pothuajse tetëdhjetë
popuj. Ndihen homogjenë në
fenë e tyre judai, fanatikë qofshin
në të apo liberalë, por në
çdo tjetër gjë janë heterogjenë
maksimalisht: madje një milion
e gjysmë janë arabë, pra jo
hebrenj, por myslimanë, pjesa
më e madhe, si edhe të krishterë
katolikë të tjerët. Një shtet i tillë,
pra në mënyrën si funksionon, si
bën jetë demokratike, si vazhdon
të jetë i fortë dhe mban lidhje
të shtrënguara me diasporën e
vet nëpër glob, është nga më të
veçantit. "Unë jam shqiptar",
shpjegon Zino Matathia. Pastaj
saktëson: "Atdheu im është Shqipëria,
sepse këtu kam lindur e
jam rritur. Kam gjuhën e shqiptarëve
dhe të gjitha zakonet e tyre.
I kam marrë në gjak. Ndërkohë,
Izraeli është atdheu im historik.
Përherë jam ndier edhe pjesë e
tij, se i përkas, i gëzohem shumë
fl amurit që ka".
Është e çiltër ajo që thotë, por
nuk mund gjithsesi ta kuptosh
plotësisht këtë gjendje njeriu
me dy kombe njëherësh. Është
dhuntia e tyre si e kanë bërë pjesë
të identitetit, kod të mbijetesës.
Sepse janë njëherësh me dy atdhe
e kombe, ata janë të fortë.
Gjenden në të njëjtën kohë në
Izrael dhe në të gjithë botën. Janë
vetëm një rrip toke në Mesdhe e
po ashtu vetë globi.
Njëri prej dy nipërve të doktor
Zinos e ka emrin e zgjedhur prej
historisë biblike të hebrenjve,
Juval, fjalë që në shqip përkthehet
"Përroi". Këto ditë që ka ardhur
në Tiranë, i mori pasaportën
biometrike, duke i bërë nënshtetësinë
shqiptare. Të njëjtën
gjë do të bëjë edhe me nipin
tjetër. Ndërkohë që i biri, i martuar
me një izraelite, emrin e ka
Ilir. Kur pas dy vitesh në Izrael,
ndërsa ndodhi që Ilirit për t‘u
çlodhur si udhëtim të parë jashtë
shtetit i vunë përpara pesë vende,
mes tyre edhe Monakon, ai "u
hoqi vizë" të gjithëve dhe tha:
"Do të shkoj në Shqipëri". Për të
mos thënë për Irisin, të bijën, e
cila jeton në Jerusalem. Është "e
papërmbajtur" në dashurinë e
saj për Shqipërinë. Nuk i bën dot
një vërejtje për të. Por a mund
t‘i bësh një qortim Shqipërisë
dhe shqiptarëve edhe para Zino
Matathiasit. Impulsiv siç është,
rrudh menjëherë ballin dhe të
sheh ngultas, gati për polemikë.
Është Valentina, e shoqja, shqiptare
ortodokse nga Kuçova, mjeke
dentiste dhe shumë inteligjente,
kur futet në mes të bisedës. Fjalët
e saj janë të qarta. Të tregon se
në shtëpinë e tyre, në qytetin
Karmiel, në veri të Izraelit, televizionet
e Tiranës i ndjekin me
dy teknologji paralele. Një grup
prej stacioneve i marrin me
antenë nëpërmjet satelitit "Eutelsat
II" dhe po ato kanale, plus
edhe dhjetëra të tjerë, nëpërmjet
"DigitAlb"-it. Dhe nuk ndjekin
vetëm lajmet, pra çfarë ndodh në
Shqipëri, por sidomos emisionet
e debateve. E bëjnë këtë posaçërisht,
matin pulsin e zhvillimit.
Duke mos qenë ithtarë të ndonjë
partie në Tiranë, të dy nuk gjejnë
fjalë të shprehin entuziazmin
se dallojnë që niveli kulturor i
njerëzve të thjeshtë, e veçanërisht
elitës, është rritur shumë.
Kur thonë kështu, në fi llim i
sheh të dy me një lloj dyshimi,
por nuk të lënë asnjë shteg të mos
u besosh. U përpoqa një çast t‘u
hamendësoja se ne shqiptarët
ndjenjën e punës nuk e kemi aq
të zhvilluar sa populli fi lan e fi lan,
por u tërhoqa menjëherë. Më
"sulmuan" duke ngulur këmbë
se ndjenjën e punës shqiptarët
e kanë shumë të madhe. Kanë
qenë sistemet shoqërore që e
kanë venitur. "Në asnjë vend të
botës nuk njihen si të ngathët.
Janë gjithë vitalitet dhe dëshirë
për ta bërë jetën e tyre sa më të
begatë", thotë Zino. "Shihni edhe
Tiranën, hidhet Valentina. Këtu
njerëzit vrapojnë".
Doktor Zino nuk ka një
mbiemër të thjeshtë. Sipas hebrenjve,
ndërsa themelet e kombësisë
së tij vijnë nga dymbëdhjetë
fi se, Matathia është një nga
grupet më aktivë të fi sit të Makabejve.
Kur Perandoria Romake,
bashkë me dënimin e vrasjen e
Jezu Krishtit e shtypi protestën
e popullit, më pas ndodhi një
kryengritje e re kundër pushtetit
të Romës. Kështu, hebrenjtë
i çliruan trojet e tyre dhe për
pothuajse pesëmbëdhjetë vite
jetuan të pavarur. Këtë periudhë
u qeverisën nga fi si Matathia. Perandoria
ridërgoi legjionet e saj të
armatosura deri në dhëmbë dhe
liria e hebrenjve u shtyp sërish
me gjak. Të gjithë Matathiat që
u kapën, i hipën në një anije të
madhe dhe i nisën për në Romë,
ku në një grumbullim të posaçëm
të publikut perandorak do t‘i
poshtëronin. Gjatë udhëtimit në
det fi lloi një furtunë e madhe dhe
anija u mbyt. Një pjesë e të burgosurve
arritën të dilnin në tokë.
Qenë brigjet ilire, brezi i tokës që
sot identifi kohet me Prevezën, ku
banojnë edhe sot bashkëkombës
çamë. Të parët e Zinos jetuan
këtu për shumë kohë, pastaj një
pjesë u shpërnda në brendësi të
Greqisë, kurse dega e tij u vendos
fi llimisht në Janinë dhe më pas në
Vlorë. Ja pse e ka të fortë ndjenjën
e shqiptarizmit dr. Zino Matathia.
Ajo ka të paktën njëmijë e tetëqind
vite që ka hedhur rrënjë në
këto troje.
Misioni për Kosovën
Ishte një pasdite e vonë e
fundmarsit 1999 dhe Zino, pas një
dite të ngarkuar me operacione
në qendrën shëndetësore, ku punonte
si kirurg, sapo ishte kthyer
në shtëpi. Ndërsa nata kishte rënë
me kohë dhe magazinat e qytetit
mund të mbylleshin, bashkë
me Valentinën nxituan për të
blerë disa veshje. Ishte ende në
oborr të shtëpisë kur tingëlloi
celulari. Zëri i telefonuesit i tha
se ishte një drejtor në Ministrinë
e Shëndetësisë dhe se donte të
dinte nëse si mjek që ishte, siç
u shpreh saktësisht, "mund të
shkonte në Shqipëri vullnetar
për të ndihmuar mijëra refugjatë
kosovarë të dëbuar e të dhunuar
nga paraushtarakët serbë". Zino
Matathia iu përgjigj menjëherë:
"Jam gati". Ndërsa bashkë me të
shoqen kishin hipur në makinë,
për të dytën herë u dëgjua zilja.
Qe një zë femre. Tha se merrte
nga Ministria e Mbrojtjes dhe se
po i jepte të dhënat e nevojshme
për të shkuar vullnetar. Ajo tha
se nisja do të bëhej të nesërmen
në orën pesë të mëngjesit, nga
aeroporti ushtarak i Tel Avivit.
Nuk duhej të merrte asgjë me
vete, përveç veglave të rrojës.
Atë mbrëmje të vonë, pasi bënë
blerjen u kthyen në shtëpi. Zilja
e tretë ra në orën dhjetë të natës.
Ishte Rafael Fausti, konsulli i
nderit i Shqipërisë. Ky shtoi se
do t‘i propozonte të vinte vullnetar
edhe mjekut Bajram Bala,
radiolog i emigruar në vitin 1991
bashkë me të treqindët. "Do të vij
edhe unë", iu lut këto çaste Valentina
dhe Zino pyeti konsullin e
nderit nëse kjo gjë qe e mundur.
Ai iu përgjigj se do të pyeste dhe
do ta informonte menjëherë. Pas
disa minutash ritelefonoi dhe tha
se në strukturën e spitalit që do
të shkonte nuk ishte parashikuar
repart stomatologjik.
Pak pas mesnatës, dr. Zino
Matathia, me të birin në timon të
makinës, Ilirin, shkuan e morën
në qytetin e tij Bajram Balën dhe
pas një udhëtimi mbi dy orësh,
në kohën e caktuar mbërritën në
hyrjen e aeroportit. Shqiptuan
emrat dhe i futën menjëherë
brenda. Pas pak hynë në një sallë
të madhe, ku të veshur ushtarakë,
rrinin dhjetëra vetë. Një orë më
pas hyri një kolonel dhe u tha
se ishte komandanti i atij operacioni
ndihme për popullin mik
shqiptar të Kosovës. Pastaj në një
ekran të madh u projektua një
hartë, ku me një pikë të zjarrtë
rrezeje koloneli tregoi vendin ku
do të vendosej spitali i tyre fushor.
Ishte në Maqedoni, në kufi rin e
saj me Shqipërinë, qe fshat dhe
quhej Brazdë. Gjendej vetëm
pesë kilometra larg kufirit me
Kosovën. Aty ishte edhe shtegu
i hyrjes së fl uksit të refugjatëve.
Në orën tetë Zinos dhe
Bajramit fi lluan t‘i bënin të gjitha
vaksinat, më pas nisi kontrolli
retnografi k i dhëmbëve, retinave
të syve, barkut... Ishin shtatë
pjesë të trupit që zbuloheshin në
kamera dhe regjistroheshin. Kur
pyeti i thanë se rregulli e donte që
në rast vdekjeje, përveç shtetit,
rabinëve, pra priftërinjve hebre,
duhej t‘u paraqiteshin shtatë
shenja të trupit që të mund të
besonin se nuk jetonte më. Pas
këtij kontrolli i bënë një të dytë.
Verifikuan a kishin në arkiv të
dhënat si ofi cerë në rezervë të dy
mjekëve shqiptarë. Po atë ditë
u dhanë uniformat ushtarake
dhe të gjitha ndërresat. Kur u
duk sikur mbaruan i pajisën me
pasaporta diplomatike dhe me
një zarf të vogël, ku brenda kishte
një dokument. U thanë se këtë të
fundit duhej ta mbanin në xhepin
e majtë të xhaketës ushtarake.
Ndërkohë u shpjeguan se po të
ndodhte të binin rob te serbët,
duhej të paraqitnin atë zarf të
vogël me shkresën brenda.
Tashmë ishte shumë e qartë se
po shkonin në një luftë të vërtetë.
Të nesërmen në orën pesë të
mëngjesit, ende nëpër një qiell të
mbushur me një natë që akoma
nuk po zbardhonte, një avion
"Boing" me shtatëdhjetë vetë të
personelit të spitalit, si edhe tri
avionë të mëdhenj "Herkules"
me pajisjet, autoambulancat dhe
ilaçet, u nisën për t‘u ulur dy orë
më pas në aeroportin e Shkupit.
Ndërsa ende ekipi mjekësor
ishte duke zbritur, koloneli
hipi në një autoambulancë dhe
nxitoi drejt kufirit. Kur i gjithë
personeli mbërriti në Brazdë,
shumë orë larg Shkupit, i gjithë
mjedisi i spitalit fushor, bashkë
me aparaturat dhe ilaçet, ishte
gati për punë. "Kur pashë këtë
gjë", pohon me emocion dr. Zino
Matathia, "u mbusha me krenari
për shtetin tim". Më pas do t‘i
shpjegonin se njësia e spitalit
fushor, ku po bënte pjesë, ishte
një repart ndihmash urgjente
që shkonte kudo në botë në raste
katastrofash natyrore apo luftërash.
Këtë ditë, në orën pesë të pasdites,
mjekët izraelitë të ardhur
në ndihmë të popullit shqiptar të
Kosovës, pritën lindjen e parë. Në
mesnatë të porsalindurit u bënë
pesë. Bënte shumë ftohtë, akullimë.
Një gruaje, e cila dridhej nga të
ftohtit, Zino i dha menjëherë bluzën
e tij golf të veshjes civile. Vetë tashmë
ishte me uniformë ushtarake.
Punonin katërmbëdhjetë orë në
ditë dhe secili prej tetë reparteve,
që nga obstetria e deri tek ai i traumave,
kuronte përditë nga dyqind
shqiptarë. Spitali i tyre në ndihmë
të refugjatëve kishte qenë i pari. Më
pas erdhën të tillë nga Italia... Për t‘i
vlerësuar nga Maqedonia erdhën tre
qeveritarë shqiptarë, zëvendëskryeministri
dhe dy ministra. Pas tre
javësh misioni humanitar i hebrenjve
do të ndahej me Brazdën e shqiptarët
dhe në aeroportin e Shkupit,
"Boing"-u me tre avionët "Herkules"
do të merrnin rrugën e kthimit për
në Tel Aviv. Gjithçka më pas për Zino
Matathian duket si rrëfenjë e lumtur.
Në aeroport i pritën me duartrokitje,
ishte edhe vetë Kryeministri. Kur u
kthye në qytetin e tij me gjashtëdhjetë
mijë banorë e shpallën qytetar
i vyer. Në certifi katën që i dhanë,
është e shkruar se ishte shquar në
ndihmën për popullin mik të Izraelit,
shqiptarët.
Zino Matathia e dinte që hebrenjtë
i donin shumë shqiptarët. Ndër
pafundësisht mjaft provave ai ruan
me emocion njërën. Ishte bashkë
me Valentinën në udhëtim e sipër
në një qytet tjetër, të panjohur dhe
në një udhëkryq nga hutimi bënë
një gabim. Iu afrua menjëherë
një makinë policie dhe u tha t‘i
ndiqnin nga pas. Në komisariat
u shpjeguan se e kishin kaluar
udhëkryqin kur ishte me të kuqe.
Ky gabim dënohej me marrje të
patentës. Në Izrael polici kur jep
një masë është fuqiplotë. Mund
t‘ua heqë forcën e një mase
ndëshkimore vetëm gjykata.
Por, megjithatë, atë ditë ndodhi
që oficeri i policisë rrugore, nisur
nga marka e makinës së tyre,
e pëlqyer ato kohë nga hebrenjtë
e ardhur nga Rusia, i pyeti
mos qenë rusë. "Jam shqiptar", u
përgjigj Zino Matathia. Dhe papritmas
ndodhi çudia. Oficeri ra
në mendime dhe pas pak shtoi:
"Po e shkruajmë se e kapërceve
udhëkryqin kur semafori ishte
me portokalli. Do të paguash
një gjobë".
i mbartjes ajrore të
rreth treqind hebrenjve
nga Shqipëria për në Izrael. Ishte
fi llimi i prillit 1991. Një person
i rëndësishëm, i ardhur nga
Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
përfaqësues mjaft i besuar i administratës
së Uashingtonit dhe
i qeverisë së Tel Avivit, vetëm pak
kohë më parë kishte takuar "kokë
më kokë" Presidentin e kohës,
Ramiz Alinë, dhe i pati parashtruar
kërkesën e kthimit në atdheun
e tyre historik të familjeve jehudie
në Shqipëri. Gjeti mirëkuptim,
por edhe një kusht. Për shkak të
raporteve që Tirana zyrtare kishte
edhe me vendet arabe, që ngjarja
të mos kthehej në bumerang për
politikën e jashtme shqiptare,
operacioni nuk duhej të gjente
pasqyrim në median vendase.
Nga i dërguari i rëndësishëm
amerikan, i cili qe hebre, kushti
u pranua.
Kështu, menjëherë nisi "Tapeti
fluturues", emër i koduar
vënë nga pala pritëse, Izraeli.
Ai përfshinte grumbullimin e të
gjithë hebrenjve që dëshironin
të ktheheshin në tokën e tyre
të vjetër jo vetëm nga territori i
Shqipërisë, por edhe prej Greqisë.
Pika e takimit të parë të hebrenjve
shqiptarë u zgjodh Roma.
Të treqind bashkëkombësit në
kryeqytetin italian i sistemuan në
hotelet në qendër të tij.
Zino Matathia dhe familja e
tij, Hrisi e ëma, Irisi vajza dhe Iliri
djali, u bashkuan me të shumtët.
Ishte edhe i vëllai, Isaku, së
bashku me familjen e vet. Pas
katër ditësh qëndrimi në Romë,
"Tapeti fl uturues" kreu zbarkimin
në aeroportin civil të Tel Avivit.
Ishte 10 mars 1991. Të gjithë të
ardhurve iu dha shtetësia izraelite
që në aeroport.
Ndërkohë, grumbullin e madh
të shqiptarëve të riatdhesuar e
mësynë gazetarët e vendit dhe
të huaj. Ajo ardhje e re përbënte
lajm të madh. Sepse ishte tepër
i veçantë për opinionin publik,
dëshmon një ndër gazetat më
të mëdha të botës, "New York
Times". Gazetari i saj, Henry
Kamm, duke iu referuar shkrimit
të Tel-Micha Bar-Am në të përditshmen
"Jerusalem Journal",
me titullin "Hebrenj të gëzuar
që vijnë nga një planet tjetër,
Shqipëria", që në rreshtin e parë
dëshmonte se kishte ndodhur
tashmë prishja e besës së dhënë
në Tiranë për ta anashkaluar
median. Në parim ai udhëtim
kishte qenë i fshehtë, por të
treqind të ardhurit ishin zbuluar
nga gazetarët dhe po fl itnin. Sipas
tij, kurioziteti qe i madh, sepse
vinin prej "të vetmit popull që
ka nxjerrë jashtë ligjit çdo fe",
"një vend që jetoi në izolim
pothuajse total", "ku hebrenjtë
e Shqipërisë e kishin të ndaluar
për t‘u organizuar si komunitet
dhe nuk qenë në kontakt me
organizatat ndërkombëtare të hebrenjve".
Sipas "New York Times",
ata deklaronin se "ne gjithmonë
u kemi thënë fëmijëve tanë se cili
është fl amuri ynë".
Mes të pyeturve nga gazetarët,
vendin qendror e zë familja
Matathia. Isaku, i përshkruar nga
gazeta si inxhinier elektronik që
kishte punuar në një laborator
bërthamor kërkimor, pohon se
fl amurin izraelit e kanë mbajtur
përherë në Shqipëri, madje në
një vend nderi në dhomën e tyre.
Mirëpo mes hebrenjve shqiptarë
të porsaardhur është pikërisht
Zino që tërheq vëmendjen
e gazetarëve. Ndërsa thotë se ka
ardhur që të jetojë përfundimisht
në Izrael, ai shton: "Ne shpresojmë
që Shqipëria së shpejti do
të bëhet demokraci...". Gazetari
Henry Kamm i "New York Times",
gjithnjë duke iu referuar shkrimit
të Tel-Micha Bar-Am në të përditshmen
"Jerusalem Journal", sa
herë që e citon, nënvizon se Zino
Matathia është doktor. Pastaj
u hap vend dukshëm fjalëve të
tij, se Shqipëria para Luftës së
Dytë Botërore ka marrë refugjatë
hebrenj nga Gjermania e Austria
dhe i ka shpëtuar nga shfarosja
fashiste. Këtë artikull "New York
Times" e shoqëron me një foto, e
cila ka në diçiturë fjalët "Dr. Zino
Matathia, një kirurg që erdhi nga
Shqipëria".
Sepse me të vërtetë Zino në
Shqipëri qe një mjek shumë i
njohur, doktor i shkencave, folës i
mjaft gjuhëve të huaja, i dekoruar
dhe i inkurajuar deri në detyrën
organizative të një drejtori spitali.
Ai është njeri zemërmadh
dhe shumë i sinqertë. Ndihet
tepër i nderuar me çdo minutë
jete dhe karriere profesionale
në Shqipëri. Ndihet i zëmëruar
që kanë hapur fjalë se në fi llim
të vitit 1991 kthimin e tyre në
Izrael shteti i atëhershëm shqiptar
gjoja e ka bërë kundrejt një
pagese. "Nuk na shitën dhe nuk u
shitëm", shprehet ai. Pastaj shton
se në letërnjoftimin-pasaportë
të regjimit komunist, që ende e
ruan, në shënimin "Kombësia" ka
të shkruar fjalën "Izraelite". Madje
shkon edhe më tej. Tregon se këtë
kohë, vëllait të tij, punonjësit
e zyrës civile ia kishin shkruar
"Shqiptare", ndërsa ky donte t‘i
regjistrohej "Izraelite". "Shko dhe
thuaju!" - e nxiti Zino. Kur i vëllai
ua tha merakun e vet njerëzve
të zyrës civile, ata kërkuan falje
që e kishin shkruar pa vëmendje
dhe menjëherë i mbushën një
tjetër letërnjoftim, ashtu siç
dëshironte.
Me dy atdhe të dashur
Ne shqiptarët, madje e gjithë
bota, nuk do ta kuptonim dot
tërësisht se një hebre ka dy atdhe.
Nuk ka ngjarë kështu, sepse i
pëlqen të bëjë qengjin që pi në dy
nëna. Që prej dëbimit të tyre afro
dymijë vjet më parë, një nga eksodet
më të dhimbshme të planetit,
hebrenjtë nuk kishin troje të veta,
pra atdhe. Kjo hapësirë toke, që
është themeli i identitetit të një
populli (kombet formohen nga
bashkimi i njerëzve në të njëjtin
truall, që fl asin të njëjtën gjuhë
dhe kanë zakone të përbashkëta),
atyre iu krijua vetëm pesë
dekada më parë. Kështu, Izraeli
i sotëm, shtatë milionë e gjysmë
nënshtetas, përveç tetëqind mijë
autoktonëve, gjithë të tjerët janë
ardhës nga pothuajse tetëdhjetë
popuj. Ndihen homogjenë në
fenë e tyre judai, fanatikë qofshin
në të apo liberalë, por në
çdo tjetër gjë janë heterogjenë
maksimalisht: madje një milion
e gjysmë janë arabë, pra jo
hebrenj, por myslimanë, pjesa
më e madhe, si edhe të krishterë
katolikë të tjerët. Një shtet i tillë,
pra në mënyrën si funksionon, si
bën jetë demokratike, si vazhdon
të jetë i fortë dhe mban lidhje
të shtrënguara me diasporën e
vet nëpër glob, është nga më të
veçantit. "Unë jam shqiptar",
shpjegon Zino Matathia. Pastaj
saktëson: "Atdheu im është Shqipëria,
sepse këtu kam lindur e
jam rritur. Kam gjuhën e shqiptarëve
dhe të gjitha zakonet e tyre.
I kam marrë në gjak. Ndërkohë,
Izraeli është atdheu im historik.
Përherë jam ndier edhe pjesë e
tij, se i përkas, i gëzohem shumë
fl amurit që ka".
Është e çiltër ajo që thotë, por
nuk mund gjithsesi ta kuptosh
plotësisht këtë gjendje njeriu
me dy kombe njëherësh. Është
dhuntia e tyre si e kanë bërë pjesë
të identitetit, kod të mbijetesës.
Sepse janë njëherësh me dy atdhe
e kombe, ata janë të fortë.
Gjenden në të njëjtën kohë në
Izrael dhe në të gjithë botën. Janë
vetëm një rrip toke në Mesdhe e
po ashtu vetë globi.
Njëri prej dy nipërve të doktor
Zinos e ka emrin e zgjedhur prej
historisë biblike të hebrenjve,
Juval, fjalë që në shqip përkthehet
"Përroi". Këto ditë që ka ardhur
në Tiranë, i mori pasaportën
biometrike, duke i bërë nënshtetësinë
shqiptare. Të njëjtën
gjë do të bëjë edhe me nipin
tjetër. Ndërkohë që i biri, i martuar
me një izraelite, emrin e ka
Ilir. Kur pas dy vitesh në Izrael,
ndërsa ndodhi që Ilirit për t‘u
çlodhur si udhëtim të parë jashtë
shtetit i vunë përpara pesë vende,
mes tyre edhe Monakon, ai "u
hoqi vizë" të gjithëve dhe tha:
"Do të shkoj në Shqipëri". Për të
mos thënë për Irisin, të bijën, e
cila jeton në Jerusalem. Është "e
papërmbajtur" në dashurinë e
saj për Shqipërinë. Nuk i bën dot
një vërejtje për të. Por a mund
t‘i bësh një qortim Shqipërisë
dhe shqiptarëve edhe para Zino
Matathiasit. Impulsiv siç është,
rrudh menjëherë ballin dhe të
sheh ngultas, gati për polemikë.
Është Valentina, e shoqja, shqiptare
ortodokse nga Kuçova, mjeke
dentiste dhe shumë inteligjente,
kur futet në mes të bisedës. Fjalët
e saj janë të qarta. Të tregon se
në shtëpinë e tyre, në qytetin
Karmiel, në veri të Izraelit, televizionet
e Tiranës i ndjekin me
dy teknologji paralele. Një grup
prej stacioneve i marrin me
antenë nëpërmjet satelitit "Eutelsat
II" dhe po ato kanale, plus
edhe dhjetëra të tjerë, nëpërmjet
"DigitAlb"-it. Dhe nuk ndjekin
vetëm lajmet, pra çfarë ndodh në
Shqipëri, por sidomos emisionet
e debateve. E bëjnë këtë posaçërisht,
matin pulsin e zhvillimit.
Duke mos qenë ithtarë të ndonjë
partie në Tiranë, të dy nuk gjejnë
fjalë të shprehin entuziazmin
se dallojnë që niveli kulturor i
njerëzve të thjeshtë, e veçanërisht
elitës, është rritur shumë.
Kur thonë kështu, në fi llim i
sheh të dy me një lloj dyshimi,
por nuk të lënë asnjë shteg të mos
u besosh. U përpoqa një çast t‘u
hamendësoja se ne shqiptarët
ndjenjën e punës nuk e kemi aq
të zhvilluar sa populli fi lan e fi lan,
por u tërhoqa menjëherë. Më
"sulmuan" duke ngulur këmbë
se ndjenjën e punës shqiptarët
e kanë shumë të madhe. Kanë
qenë sistemet shoqërore që e
kanë venitur. "Në asnjë vend të
botës nuk njihen si të ngathët.
Janë gjithë vitalitet dhe dëshirë
për ta bërë jetën e tyre sa më të
begatë", thotë Zino. "Shihni edhe
Tiranën, hidhet Valentina. Këtu
njerëzit vrapojnë".
Doktor Zino nuk ka një
mbiemër të thjeshtë. Sipas hebrenjve,
ndërsa themelet e kombësisë
së tij vijnë nga dymbëdhjetë
fi se, Matathia është një nga
grupet më aktivë të fi sit të Makabejve.
Kur Perandoria Romake,
bashkë me dënimin e vrasjen e
Jezu Krishtit e shtypi protestën
e popullit, më pas ndodhi një
kryengritje e re kundër pushtetit
të Romës. Kështu, hebrenjtë
i çliruan trojet e tyre dhe për
pothuajse pesëmbëdhjetë vite
jetuan të pavarur. Këtë periudhë
u qeverisën nga fi si Matathia. Perandoria
ridërgoi legjionet e saj të
armatosura deri në dhëmbë dhe
liria e hebrenjve u shtyp sërish
me gjak. Të gjithë Matathiat që
u kapën, i hipën në një anije të
madhe dhe i nisën për në Romë,
ku në një grumbullim të posaçëm
të publikut perandorak do t‘i
poshtëronin. Gjatë udhëtimit në
det fi lloi një furtunë e madhe dhe
anija u mbyt. Një pjesë e të burgosurve
arritën të dilnin në tokë.
Qenë brigjet ilire, brezi i tokës që
sot identifi kohet me Prevezën, ku
banojnë edhe sot bashkëkombës
çamë. Të parët e Zinos jetuan
këtu për shumë kohë, pastaj një
pjesë u shpërnda në brendësi të
Greqisë, kurse dega e tij u vendos
fi llimisht në Janinë dhe më pas në
Vlorë. Ja pse e ka të fortë ndjenjën
e shqiptarizmit dr. Zino Matathia.
Ajo ka të paktën njëmijë e tetëqind
vite që ka hedhur rrënjë në
këto troje.
Misioni për Kosovën
Ishte një pasdite e vonë e
fundmarsit 1999 dhe Zino, pas një
dite të ngarkuar me operacione
në qendrën shëndetësore, ku punonte
si kirurg, sapo ishte kthyer
në shtëpi. Ndërsa nata kishte rënë
me kohë dhe magazinat e qytetit
mund të mbylleshin, bashkë
me Valentinën nxituan për të
blerë disa veshje. Ishte ende në
oborr të shtëpisë kur tingëlloi
celulari. Zëri i telefonuesit i tha
se ishte një drejtor në Ministrinë
e Shëndetësisë dhe se donte të
dinte nëse si mjek që ishte, siç
u shpreh saktësisht, "mund të
shkonte në Shqipëri vullnetar
për të ndihmuar mijëra refugjatë
kosovarë të dëbuar e të dhunuar
nga paraushtarakët serbë". Zino
Matathia iu përgjigj menjëherë:
"Jam gati". Ndërsa bashkë me të
shoqen kishin hipur në makinë,
për të dytën herë u dëgjua zilja.
Qe një zë femre. Tha se merrte
nga Ministria e Mbrojtjes dhe se
po i jepte të dhënat e nevojshme
për të shkuar vullnetar. Ajo tha
se nisja do të bëhej të nesërmen
në orën pesë të mëngjesit, nga
aeroporti ushtarak i Tel Avivit.
Nuk duhej të merrte asgjë me
vete, përveç veglave të rrojës.
Atë mbrëmje të vonë, pasi bënë
blerjen u kthyen në shtëpi. Zilja
e tretë ra në orën dhjetë të natës.
Ishte Rafael Fausti, konsulli i
nderit i Shqipërisë. Ky shtoi se
do t‘i propozonte të vinte vullnetar
edhe mjekut Bajram Bala,
radiolog i emigruar në vitin 1991
bashkë me të treqindët. "Do të vij
edhe unë", iu lut këto çaste Valentina
dhe Zino pyeti konsullin e
nderit nëse kjo gjë qe e mundur.
Ai iu përgjigj se do të pyeste dhe
do ta informonte menjëherë. Pas
disa minutash ritelefonoi dhe tha
se në strukturën e spitalit që do
të shkonte nuk ishte parashikuar
repart stomatologjik.
Pak pas mesnatës, dr. Zino
Matathia, me të birin në timon të
makinës, Ilirin, shkuan e morën
në qytetin e tij Bajram Balën dhe
pas një udhëtimi mbi dy orësh,
në kohën e caktuar mbërritën në
hyrjen e aeroportit. Shqiptuan
emrat dhe i futën menjëherë
brenda. Pas pak hynë në një sallë
të madhe, ku të veshur ushtarakë,
rrinin dhjetëra vetë. Një orë më
pas hyri një kolonel dhe u tha
se ishte komandanti i atij operacioni
ndihme për popullin mik
shqiptar të Kosovës. Pastaj në një
ekran të madh u projektua një
hartë, ku me një pikë të zjarrtë
rrezeje koloneli tregoi vendin ku
do të vendosej spitali i tyre fushor.
Ishte në Maqedoni, në kufi rin e
saj me Shqipërinë, qe fshat dhe
quhej Brazdë. Gjendej vetëm
pesë kilometra larg kufirit me
Kosovën. Aty ishte edhe shtegu
i hyrjes së fl uksit të refugjatëve.
Në orën tetë Zinos dhe
Bajramit fi lluan t‘i bënin të gjitha
vaksinat, më pas nisi kontrolli
retnografi k i dhëmbëve, retinave
të syve, barkut... Ishin shtatë
pjesë të trupit që zbuloheshin në
kamera dhe regjistroheshin. Kur
pyeti i thanë se rregulli e donte që
në rast vdekjeje, përveç shtetit,
rabinëve, pra priftërinjve hebre,
duhej t‘u paraqiteshin shtatë
shenja të trupit që të mund të
besonin se nuk jetonte më. Pas
këtij kontrolli i bënë një të dytë.
Verifikuan a kishin në arkiv të
dhënat si ofi cerë në rezervë të dy
mjekëve shqiptarë. Po atë ditë
u dhanë uniformat ushtarake
dhe të gjitha ndërresat. Kur u
duk sikur mbaruan i pajisën me
pasaporta diplomatike dhe me
një zarf të vogël, ku brenda kishte
një dokument. U thanë se këtë të
fundit duhej ta mbanin në xhepin
e majtë të xhaketës ushtarake.
Ndërkohë u shpjeguan se po të
ndodhte të binin rob te serbët,
duhej të paraqitnin atë zarf të
vogël me shkresën brenda.
Tashmë ishte shumë e qartë se
po shkonin në një luftë të vërtetë.
Të nesërmen në orën pesë të
mëngjesit, ende nëpër një qiell të
mbushur me një natë që akoma
nuk po zbardhonte, një avion
"Boing" me shtatëdhjetë vetë të
personelit të spitalit, si edhe tri
avionë të mëdhenj "Herkules"
me pajisjet, autoambulancat dhe
ilaçet, u nisën për t‘u ulur dy orë
më pas në aeroportin e Shkupit.
Ndërsa ende ekipi mjekësor
ishte duke zbritur, koloneli
hipi në një autoambulancë dhe
nxitoi drejt kufirit. Kur i gjithë
personeli mbërriti në Brazdë,
shumë orë larg Shkupit, i gjithë
mjedisi i spitalit fushor, bashkë
me aparaturat dhe ilaçet, ishte
gati për punë. "Kur pashë këtë
gjë", pohon me emocion dr. Zino
Matathia, "u mbusha me krenari
për shtetin tim". Më pas do t‘i
shpjegonin se njësia e spitalit
fushor, ku po bënte pjesë, ishte
një repart ndihmash urgjente
që shkonte kudo në botë në raste
katastrofash natyrore apo luftërash.
Këtë ditë, në orën pesë të pasdites,
mjekët izraelitë të ardhur
në ndihmë të popullit shqiptar të
Kosovës, pritën lindjen e parë. Në
mesnatë të porsalindurit u bënë
pesë. Bënte shumë ftohtë, akullimë.
Një gruaje, e cila dridhej nga të
ftohtit, Zino i dha menjëherë bluzën
e tij golf të veshjes civile. Vetë tashmë
ishte me uniformë ushtarake.
Punonin katërmbëdhjetë orë në
ditë dhe secili prej tetë reparteve,
që nga obstetria e deri tek ai i traumave,
kuronte përditë nga dyqind
shqiptarë. Spitali i tyre në ndihmë
të refugjatëve kishte qenë i pari. Më
pas erdhën të tillë nga Italia... Për t‘i
vlerësuar nga Maqedonia erdhën tre
qeveritarë shqiptarë, zëvendëskryeministri
dhe dy ministra. Pas tre
javësh misioni humanitar i hebrenjve
do të ndahej me Brazdën e shqiptarët
dhe në aeroportin e Shkupit,
"Boing"-u me tre avionët "Herkules"
do të merrnin rrugën e kthimit për
në Tel Aviv. Gjithçka më pas për Zino
Matathian duket si rrëfenjë e lumtur.
Në aeroport i pritën me duartrokitje,
ishte edhe vetë Kryeministri. Kur u
kthye në qytetin e tij me gjashtëdhjetë
mijë banorë e shpallën qytetar
i vyer. Në certifi katën që i dhanë,
është e shkruar se ishte shquar në
ndihmën për popullin mik të Izraelit,
shqiptarët.
Zino Matathia e dinte që hebrenjtë
i donin shumë shqiptarët. Ndër
pafundësisht mjaft provave ai ruan
me emocion njërën. Ishte bashkë
me Valentinën në udhëtim e sipër
në një qytet tjetër, të panjohur dhe
në një udhëkryq nga hutimi bënë
një gabim. Iu afrua menjëherë
një makinë policie dhe u tha t‘i
ndiqnin nga pas. Në komisariat
u shpjeguan se e kishin kaluar
udhëkryqin kur ishte me të kuqe.
Ky gabim dënohej me marrje të
patentës. Në Izrael polici kur jep
një masë është fuqiplotë. Mund
t‘ua heqë forcën e një mase
ndëshkimore vetëm gjykata.
Por, megjithatë, atë ditë ndodhi
që oficeri i policisë rrugore, nisur
nga marka e makinës së tyre,
e pëlqyer ato kohë nga hebrenjtë
e ardhur nga Rusia, i pyeti
mos qenë rusë. "Jam shqiptar", u
përgjigj Zino Matathia. Dhe papritmas
ndodhi çudia. Oficeri ra
në mendime dhe pas pak shtoi:
"Po e shkruajmë se e kapërceve
udhëkryqin kur semafori ishte
me portokalli. Do të paguash
një gjobë".