E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prangoset mjeku për kontrabandë ilaçesh

Prangoset mjeku nga Kavaja për kontrabandë
medikamentesh mjekësore. Mbrëmjen e kaluar u
arrestua kirurgu 38-vjeçar nga Kavaja, Agron Beu,
pasi është kapur në flagrancë në hyrje të qytetit të Kavajës
duke drejtuar mjetin "Peugot" me targë DL422GV me një
sasi të konsiderueshme medikamentesh pa pullë, të cilat i
ka futur nga Porti i Vlorës. Ai kishte një farmaci përballë spitalit
të Durrësit dhe për një periudhë relativisht të gjatë ishte
vënë nën vëzhgimin e shërbimeve të antikrimit ekonomiko-
financiar të Durrësit. Beu kryente shpesh udhëtime në
Itali ku kryente blerjen e medikamenteve, duke përdorur
si itinerar ikjen nga qyteti i Durrësit për në shtetin fqinj,
ndërsa kthimin e kryente nga Vlora. Vlera e sasisë së medikamenteve
të bllokuara, sipas dokumentacionit të blerjes në
shtetin italian kap shifrën 10 mijë euro, ndërsa vlera e fitimit
është dyfishi i saj. Në cilësinë e provës materiale u bë bllokimi
dhe sekuestrimi i automjetit, medikamenteve të gjetura
në makinë, si dhe të atyre që u bllokuan në farmacinë e tij
në Durrës, në të cilën punonte bashkëshortja e Agronit,
I.Beu. Drejtoria e Policisë lidhur me ngjarjen bëri të ditur
se mjeku i arrestuar është proceduar për veprën penale të
"Kontrabandës me mallra të palincencuara", vepër e
parashikuar nga neni 173 i Kodit Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›