E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet me pistoletë pa leje, prangoset italiani

Mbante të fshehur në makinë një pistoletë TT pa
leje, prangoset një shtetas italian. Ka qenë një
kontroll rutinë i forcave të policisë kufitare dhe migracionit
në Portin e Vlorës, që ka bërë të mundur
ndalimin e 50-vjeçarit, Xhovani Da Niko. Gjatë kontrollit
në automjetin e tij tip BMW me targa italiane
CN290 BC është gjetur e fshehur nën sediljen e
shoferit, një pistoletë tip TT, të cilën italiani e mbante
pa leje. Nga kontrolli i ushtruar po dje, është gjetur
dhe një makinë e vjedhur tip BMW, si dhe dy persona
të cilët tentonin të kalonin nga ky port drejt Italisë me
dokumente qëndrimi italiane të falsifikuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›