Vdes 45-vjeçari, shpërthimi nxjerr makinën nga rruga
Tri aksidente, njëri me pasojë vdekjen, janë regjistruar
gjatë dy ditëve të fundit në Elbasan dhe Durrës. Në
këtë të fundit, një shpërthim ka shkaktuar daljen e një
automjeti jashtë rruge dhe plagosjen e dy personave. Ngjarja
ka ndodhur paraditen e së shtunës, rreth orës 09.00, në aksin
rrugor Manëz-Sukth, në afërsi të fshatit Kullë. Automjeti tip
"Audi" me targa DR 6573 E, që drejtohej nga 32-vjeçari Klodian
Hoxha, banor në Manzë, si pasojë e një shpërthimi aty pranë,
ka dalë nga rruga kryesore. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi
i mjetit Hoxha dhe shtetasja XH.H, 14 vjeçe, e cila ka qenë
pasagjere. Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të qytetit,
ndërkaq grupi hetimor po punon për të sqaruar shkakun
e shpërthimit. Ndërkaq, në qytetin e Elbasanit një aksident
me pasojë vdekjen e një 45-vjeçari, ka ndodhur mëngjesin e së
premtes. Në Unazën jugore të qytetit, te karburant "RIRA", një
makinë tip "Benz", me targa kosovare, 511 KS 092, që drejtohej
nga 51-vjeçari nga Gjilani, Zaden Maloku, ka përplasur Musa
Biokun, 45 vjeç, i cili ka vdekur menjëherë. Ndërkohë, i biri,
Ajdin Bioku, 18 vjeç është në gjendje të rëndë në spital. Po këtë
ditë, rreth orës 19.00 të mbrëmjes, në aksin rrugor Elbasan -
Belsh, është lënduar 25-vjeçari Akli Bedalli.