Kaka: Kësaj here nuk do të flas vetëm për futbollin
Kur shkruan një autograf në fillim shkruan "Zoti është i madh" dhe pastaj emrin Kaka. Ricardo Izescon dos Santos Leite është një besimtar i thekur që e vendos Jezusin në qendër të gjithçkaje, që shkon i virgjër në martesë, që nuk pi alkool, drogë, që bën shumë bamirësi e që kujdeset më shumë për qetësinë e brendshme sesa për driblimet me topin. Madje, ndihet borxhli ndaj Jezusit që shpesh e ka ndihmuar në momente të vështira, e ka bërë të shënojë gola të bukur dhe të ketë një familje të shëndetshme e të mrekullueshme.
Gjithmonë i bukur dhe i mirë. Nuk je i lodhur nga kjo gjendje?
Nuk është se përpara telekamerave jam ndryshe dhe në realitet një tjetër njeri. Nuk gënjej.
Megjithatë, një herë e ke pranuar se në fushë të ka shpëtuar ndonjë blasfemi?
Për ne brazilianët blasfemia nuk ekziston. Nuk e njohim fare. E pranoj se kam thënë "dreq" apo "m..", fjalë që të shpëtojnë kur je nën presion. Për ne, kjo është blasfemi.
Çfarë defekti urren më shumë te vetja?
Që nuk kam durim dhe nuk di të jem i qetë. Edhe në shtëpi duhet të gjej diçka për të bërë.
Është krijuar një mistikë rreth një aksidenti të rrezikshëm që ke pësuar?
Ka ndodhur në vitin 2000, një goditje e fortë në qafë ku shpëtova nga vdekja për pak. Unë mendoj se Zoti më ka ndihmuar shumë, por kjo është vetëm një nga eksperiencat që kam pasur me të që nga dita që kam lindur.
Ndihesh i mbrojtur?
Jo, i bekuar.
Jeni martuar në datën 23 dhjetor, një datë simbolike?
Ishin 11 ditë të lira që unë dhe gruaja ime kishim rreth Krishtlindjeve.
Ishit të dy të virgjër në martesë?
Kishte nga ata që më tallnin dhe nga ata që më qanin hallin duke thënë: "Oh i gjori". Dhe plot fjalë që dëgjoja në dhomat e zhveshjeve. Të ishim të virgjër në martesë për ne ishte e rëndësishme, sepse e konsideroja si një vlerë të Zotit.
Të penduar apo kënaqur nga kjo zgjedhje?
Të kënaqur. Sot kam një grua dhe një djalë të mrekullueshëm. Një bekim i Zotit. Nuk jam penduar kurrë.
Zonja Kaka nuk mërzitet për shkrimin tuaj në bluzë "I belong to Jesus" që e tregoni pasi shënoni gola?
Më kupton. Por ndoshta duhet ta ndryshoj shkrimin. Tani duhet ta bëj : "We belong to Jesus". Të tre, Karoline, Luka dhe unë.
Marçelo Lipi ka thënë se nuk ka homoseksualë në botën e futbollit?
Nuk kam parë ndonjëherë.
Përveç fermave, ju pëlqeheni edhe nga meshkujt. E ndieni veten një ikonë?
Nuk e di. Nuk më intereson të jem një seks simbol, nuk kërkoj asgjë të tillë. Më interesojnë vlerat familjare, pikërisht ato dua të përçoj.
Nga njëshi te dhjeta, sa rëndësi kanë lekët në jetë?
Janë të rëndësishme, por jo gjithçka.
Jeni i gatshëm të ulni rrogën me dëshirë, siç bëri Gatuzo?
Varet. Është për t‘u vlerësuar.
Duket si një jo. Është babai juaj ai që vendos për gjithçka?
Për fat të mirë nuk është diktator. Nuk më thotë bëj këtë apo atë. Diskutojmë.
Nuk mendon se mes superkontratave, sponsorëve dhe të drejtave televizive, sistemi i futbollit është i "droguar"?
Flitet gjithmonë për atë që nuk funksionon dhe kurrë për pjesën e mirë, që ekziston dhe që unë përpiqem të përçoj.
Asnjë karton të kuq dhe shumë pak të verdhë. Gjithmonë jepni shembullin e mirë?
Përpiqem.
Paolo Maldini e la shiritin e kapitenit? Do ta donit?
Ndoshta një ditë po.
Kush është lider në dhomat e zhveshjes?
Gatuzo, Nesta, Ronaldinjo dhe unë.
Më i bukuri i skuadrës, ju?
Tani është edhe David Bekam.
Më i talentuari? Dikur patët thënë Klarens Sedorf?
Më jep para që t‘i bëj publicitet?!
Më donzhunaët?
Ronaldinjo, Borrielo, Flamini,
Më të gatshmit për të bërë rrëmujë?
Gatuzo, Nesta, Pato dhe Inzagi.
Pele apo Diego Armando Maradona?
Pele.
Bionde apo brune?
Shiko kë kam zgjedhur, brune sigurisht.
Po makina?
Audi Q7.
Është e vërtetë se bën publicitet vetëm për marka të "pastra"?
Nuk do t‘u bëja kurrë publicitet cigareve apo pijeve alkoolike.
Xhorxh Bush apo Barak Obama?
Jam i kënaqur që ndodhet një njeri me ngjyrë në Shtëpinë e Bardhë. Një tjetër barrierë e shembur.
Përse ka fituar gjithnjë Interi pas "Calciopolit"?
Nuk është e vërtetë, ne çuam në shtëpi Kupën e Kampioneve.
Po për arbritrat ç‘na thua? Ka ndryshuar diçka qëkur ndodhet Pierluixhi Kolina në krye?
Zakonisht nuk flas kurrë për arbritrat që në pak sekonda u duhet të vlerësojnë një aksion, që ne e shohim në moviolë pesë ose gjashtë herë.
Me pak fjalë është më mirë apo më keq tani?
Arbitrit po përmirësohen, por përgatitja është e rëndësishme. Mund të bëhet më shumë.
Sa ka ndikuar Leonardo në karrierën tuaj?
Shumë. Ishte gjashtë muaj në Brazil dhe kur u kthye u përmendi emrin tim drejtuesve të Milanit. U shpjegoi se kush isha dhe si luaja. Ishte viti 2002, isha shumë i ri dhe shumë pak më njihnin.
Nëse ju them Ankona-Milan viti 2003, si do t‘i përgjigjeshe?
Ndeshja ime e parë me fanellën kuqezi si titullar. Në fushë kisha disa prej miqve të mi.
Pak javë më vonë derbi?
Gol me kokë nga një krosim i Gatuzios. Goli im i parë me Milanin që është për t‘ua treguar edhe nipërve.
Po goli më i bukur?
Në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, në prill të 2007-ës kundër Mançesterit në Angli: gjuajtje e Didës pastaj goditja ime me kokë.
Të mendosh se që fëmijë ke pasur disa probleme me shëndetin?
Deri në moshën 15 vjeç kam qenë gjithmonë më i vogli. Në shkollë, në futboll. Më i shkurtri për shkak të një problemi me kockat.
Po pastaj?
Luaja te San Paolo dhe për fat dikush tha: "Është një talent, të mos e humbim". Kështu më çuan te specialisti ku bëja një kurë me bazë kreatine dhe aminoacidesh çdo tre-katër muaj. Pak nga pak kockat vajtën në vendin e duhur dhe masa muskulore ishte rritur. Edhe kësaj here më ndihmoi Zoti.
Lidhja me zotin e pandashme?
Mendoj se zoti ka parashikuar një rrugë për secilin prej nesh. Por, kjo nuk na pengon të zgjedhim dhe të mbajmë përgjegjësitë tona. Lutem shumë herë në ditë, kur luaj, kur ec, kur bëj dush. sa herë që mundem.
Çfarë mungon në CV-në tënde?
Një tjetër "Top i artë", një tjetër Kupë Kampionesh dhe një Botëror i dytë
Në vitin 2000 ju kërkuan që të shkruanit dhjetë dëshira: ishin të gjitha të lidhura me futbollin. Po sot?
100 gola me fanellën e Milanit, të luaj mirë me Kombëtaren në kupën e Konfederatave në Afrikën e Jugut në qershor dhe t‘i transmetoj vlera të dobishme tim biri.
Po të kishe një shkop magjik çdo të bëje?
Do të eliminoja urinë në botë. Nëse ke barkun bosh nuk mund të arsyetosh.
Po në lidhje me futbollin?
Të heq dhunën nga stadiumet.