E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferrari ka gati nje as nen menge

Në Botërorin e fundit të Formulës 1 ishte Red Bull-i makina më e mirë në qarkullim, por Ferrari është i vendosur të mos lejojë që kjo të përsëritet edhe në sezonin e këtij viti, raportoi e përditshmja spanjolle “AS” gjatë drekës.

Në fakt, “kokëkuqja” është duke punuar intensivisht për të përmirësuar aerodinamikën e saj dhe sipas një inxhinjeri të rëndësishëm brenda skuadrës, do të jetë pikërisht ky sekreti i skuadrës në garat e sivjetshme.

”Sidomos në planin aerodinamik, nuk ishim në lartësinë e Red Bull-it”, deklaroi shefi i aerodinamikës së Ferrari-t, Nicholas Tombazis. “Kemi rindërtuar departamentin e aerodinamikës, modifikuar tunelin tonë të erës dhe kemi në zhvillim një program shumë intesiv përmirësimi. Shpresojmë të jemi një hap përpara të gjithë rivalëve”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›