E Diel, 1 Nëntor 2026

HEC-et me koncension, 10 mln USD të ardhura për 2010

SHKRUAN: Sabina Veizaj 07-03-2011 12:04

Modeli aktual i Tregut të energjisë elektrike, i cili synon liberalizimin e mëtejshëm të këtij tregu, ka favorizuar për vitin 2010 rritje të konsiderueshme të prodhimit të energjisë, pavarësisht debateve të ashpra në lidhje me koncensionet. Sipas raportit për vitin 2010, të Entit Rregullator të Energjisë, vetëm nga 51 HEC-et e dhëna me koncesion, 19 shoqërive koncesionare dhe private, është rritur me 78,1 % prodhimi i përgjithshëm i energjisë elektrike nga HEC-et deri në 15 MW, krahasuar me vitin 2009, nga e cila 46, 8 % është realizuar nga HEC-et e rinj, të futur në punë vetëm gjatë vitit 2010. Në këtë mënyrë, duke iu referuar të njëjtit raport të ERE, për 2010, janë prodhuar 159,04 milion kwh, nga 89, 31 milion kwh që u prodhua në 2009, pra 69,73 milion kwh energji më shumë. Kjo përkthehet në 1,1 miliardë lekë të ardhura, kundrejt 580, 5 milionë lekë në vitin 2009, ose 75% më shumë. Nga raporti i ERE rezulton se gjatë vitit që lamë pas u futën në punë 5 HEC-e të rinj (Tervoli, Hidro-Albania, Bishnica 1., Dishnica dhe Lubonja) me fuqi të përgjithshme të instaluar prej 16,1 MW dhe një prodhim prej 41,8 milionë kwh, ose sa 26,3 % e prodhimit të përgjithshëm të vitit 2010 nga HEC-et deri në 15 MW. Raporti evidenton se prodhimi i lartë i energjisë elektrike, i detyrohet HEC-ve të dhëna me koncension pas vitit 2008. Kjo ka ndodhur pasi në strategjinë e sektorit të energjisë, qeveria ka përcaktuar si përparësi shfrytëzimin e potencialit të madh hidroenergjetik të vendit, ende të pashfrytëzuar. Për këtë qëllim, citohet në raport, për të nxitur nismën private për investime në ndërtim të HEC-eve të rinj me koncesion, me fuqi deri në 15 MW, qeveria ka autorizuar KESH –in të blejë të gjithë energjinë elektrike të prodhuar prej tyre, me çmim të miratuar prej tyre nga ERE, sipas një formule të përcaktuar, e cila i referohet çmimeve mesatare të importit të energjisë elektrike plus një bonus prej 10%. Sipas raportit të ERE, diferencimi në çmim ndërmjet HEC-eve private ekzistuese dhe atyre që ndërtohen të rinj, është arsyetuar me ndryshimin e madh në vleftën e investimeve ndërmjet këtyre dy kategorive. Duke u synuar liberalizimi i mëtejshëm i tregut të energjisë elektrike në vend, ERE, më 1 janar të 2010, vendosi që të lejojë gjithë konsumatorët, edhe ata familjarë, të marrin statusin e konsumatorit të kualifikuar. Sipas ERE, në Shqipëri, aktualisht, çdo konsumator, pavarësisht nga konsumi me energji elektrike, ka të drejtë me ligj, ta zgjedhë vetë burimin e furnizimit me energji. Në këtë mënyrë, në rast se konsumatori familjar do të furnizohet nga një hidrocentral privat që është në Shqipëri, mund të lidhë kontratë me të dhe të furnizohet me çmim të parregulluar, duke iu nënshtrohet ligjit të kërkesës dhe ofertës, pasi kjo është marrëveshje private. Por nëqoftëse do të jetë konsumator tarifor, do të furnizohet me energji me çmime të rregulluara, nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes. ERE gjykon se me ndërtimin më tej të hidrocentraleve private liberalizohet më shumë tregu, krijohen mundësi më të mëdha dhe praktikisht do të krijohen edhe shoqëri, të cilat marrin përsipër të furnizohen qoftë nga importi, qoftë nga privatë vendas që furnizojnë konsumatorët, si ata familjarë edhe bizneset.

Prodhimi i energjisë elektrike për 2010-ën nga HEC-et me koncesion

HEC MWh

Bene, Shkodër 586

Tamarë, Malësi e Madhe 546

Selce, Malësi e Madhe 1,778

HEC 1 Leskovik, Kolonjë 426

HEC 2 Leskovik, Kolonjë 569

Gjanc, Korcë 8,628

Bogovë, Skrapar12,940

Xhyrë, Librazhd 1,445

HEC, Lenie 2,861

HEC Corovoda 553

HEC Tucep 1,602

Vithkuq, Korcë 5,202

Orenjë, Librazhd 459

Shpellë, Pogradec 589

Rehovë, Kolonjë 728

Treskë 1, Korçë 787

Smokthina, Vlorë 40,302

Bulqizë, Bulqizë 830

Homesh, Bulqizë 1,001

Zerqan, Bulqizë 1,316

Arras, Dibër 12,584

Lurë, Dibër 934

Orgjost, Kukës 1,129

Lekbibaj, Tropojë 662

Dukagjin, Shkodër 1,741

Marjan, Korçë 530

Lozhan, Korçë 493

Barmash, Kolonjë 2, 243

Treskë 2, Korçë 222

Nikolicë, Korçë 1,185

Funarras, Librazhd 5,803

Lunik, Librazhd 1,185

Kërpicë, Gramsh 1,148

Ujanik, Skrapar 2,149

Borsh, Sarandë 1,125

Leshnicë, 537

Velçan, Korçë 5

Muhur, Dibër 368

Hec Tervol 35, 596

Cernavel Kukës 3,065

Hec Bishnica 1,2 sh.p.k 2,795

Hec Dishnica 1,2 sh.p.k 179

Elektro Lubonja sh.p.k 215

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›