HEC-et, rekord prodhimi dhe eksporti

Korporata elektroenergjetike KESH e ka futur sistemin e prodhimit të energjisë në kapacitete maksimale. Këtë javë shtimi i reshjeve ka bërë që prodhimi të jetë rreth 26 milion kilovatorë në ditë dhe gjysma e kësaj sasie eksportohet, ndërsa pjesa tjetër hidhet në tregun e brendshëm.
Këto shifra maksimale kanë sjellë përmirësime të ndjeshme në financat e KESH, i cili nga ana tjetër po ndjek situatën e krijuar në hidrocentralet e kaskadës së Drinit. Sipas të dhënave më të fundit hidrocentrali i Fierzës është në një kuotë prej rreth 285 metra dhe ka prurje 950 metër kub në sekondë. Rreth 4 metër më poshtë se niveli maksimal është edhe hidrocentrali i Vaut të dejës i fundit në kaskadë dhe ku itensiteti i reshjeve por edhe ruajtja e kuotave në hidrocentralet e tjera i bën të domosdoshme shkarkimet.
Sipas të dhënave nga Vau i Dejës po shkarkohen rreth 400 metër kub ujë në sekondë të cilave po tu shtohen edhe shkarkimet nga turbinat e bëjnë të vështirë situatën për përmbytje në zonën e Nënshkodrës.
Adi Darsi