HEC në Devoll, diskutime me shoqërinë civile
25/03/2010 Ministri Dritan Prifti konsultime në Gramsh për ndryshimet e ekosistemit
Projekti parashikon ndërtimin e 3 HEC-eve me vlerë 1 miliard euro
Ndërtimi i hidrocentraleve përgjatë kaskadës së Devollit pritet të sjellë një ndryshim të ekosistemit dhe mjedisit në gjithë zonën. Për këtë qëllim, Ministria e Ekonomisë ka planifikuar të zhvillojë një sërë takimesh me autoritete të zonës dhe përfaqësues të shoqatave ambientaliste, me qëllim njohjen e këtyre efekteve dhe sensibilizimin e banorëve. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës bën të ditur se ministri Dritan Prifti do të marrë pjesë sot në Konsultimin Publik në kuadër të Vlerësimit Strategjik për Mjedisin të Master Planit Strategjik të kësaj vepre të madhe publike. Aktiviteti në fjalë është dhe pjesë e marrëveshjes së koncesionit, nënshkruar mes Qeverisë dhe kompanive që kanë marrë përsipër realizimin e projektit. Sipas njoftimit të Ministrisë së Ekonomisë, takimi do të zhvillohet në Shtëpinë e Kulturës në Gramsh, në orën 11.00, dhe ka si synim njohjen, diskutimin dhe konsiderimin e këndvështrimit të publikut dhe grupeve të përfitimit, që kanë lidhje me vlerësimin dhe masat e propozuara. “Gjatë sesionit do të ketë prezantime nga ekspertët përkatës të angazhuar në përgatitjen e vlerësimit strategjik mjedisor, të cilët më pas do të jenë në dispozicion për të adresuar pyetjet që do të ngrihen nga të pranishmit. Të gjithë të interesuarit mund të tërheqin pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës kopje të përmbledhjes së vlerësimit mjedisor strategjik”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë. Me fillimin e zbatimit të këtij projekti, Shqipëria do të ketë hidrocentralin më të madh në Evropë të llojit me tunele, i cili do të ndërtohet në kaskadën e lumit Devoll. Qeveria shqiptare ka miratuar që në muajin janar të vitit të shkuar kontratën koncesionare mes Ministrisë së Ekonomisë dhe AVN AG, Statkraft AS dhe Devoll Hydropower, kontratë e cila vlerësohet si një hap konkret drejt projektit “Shqipëria një superfuqi e vogël energjetike”. Ky projekt, me një investim për 1 miliard eurosh, parashikon ndërtimin e tri hidrocentraleve, atë Lozhanë-Grabovë me fuqi 173 Mw , hidrocentralin Skënderbegas-Drizë me fuqi 188 Mw dhe hidrocentralin e Banjës me fuqi 28 Mw, sipas një sistemi që bazohet në ndërtimin e 60 kilometrave tunel, në mënyrë që të shmangen pasojat e sedimenteve të shumta që sjell ky lumë. Specifike për këtë projekt është ndërtimi i tuneleve. Për ndërtimin e kaskadës së Devollit do të punësohen mbi 5 mijë punëtorë në frontin e punës dhe 2500 të tjerë si ndihmës.