E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan; Përplaset nga një automjet, aksidentohet për vdekje 36-vjeçarja

Një 36-vjeçare është aksidentuar nga një mjet me targa greke, drejtuesi i të cilit është larguar nga vendi i ngjarjes, pa i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarës. Sipas policisë së Elbasanit, aksidenti ndodhi në aksin rrugor Cërrik - Belsh, në fshatin Shalës. “Një autoveturë me targa greke ka aksidentuar 36-vjeçaren A. L., e cila ishte këmbësore, lindur e banuese në fshatin Shalës e më pas mjeti është larguar nga vendi i ngjarjes”, - thanë burimet policore. Gruaja është dërguar nga kalimtarë të tjerë të rastit në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku edhe po kurohet. Sipas mjekëve ajo ka marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Policia nga ana e saj po punon për identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›