INTERREG III; Godo takohet me drejtuesin e projektit
Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, priti të mërkurën në takim një nga autoritetet më të larta të Rajonit të Pulias, drejtor i përgjithshëm i Presidencës së këtij Rajoni, njëkohësisht drejtues i projektit INTERREG III, dr. Leonardo Volpicella, bënë të ditur burime të kësaj ministrie.
Gjatë këtij takimi, ministrja Godo u njoh me rezultatet e këtij projekti, bashkëpunimin dhe impenjimin maksimal të palës shqiptare dhe asaj italiane për zhvillimin me sukses të tij.
Ministrja e Shëndetësisë, Godo, ofroi mbështetjen maksimale për përfundimin e sallës së operacionit pranë repartit të Urologjisë në QSUT, sallë kjo e domosdoshme për të realizuar transplantin e parë të veshkave nga mjekët shqiptarë në vendin tonë.
Dr. Volpicella i konfirmoi ministres Godo gatishmërinë maksimale të Rajonit të Pulias për të qenë partner i privilegjuar i qeverisë shqiptare në fazën e shoqërimit të Shqipërisë për hyrjen e saj në Evropë. Në fund të takimit, ministrja Godo falënderoi dr. Volpicella për mbështetjen dhe punën për arritjet e deritanishme dhe bashkëpunimin në të ardhmen me INTERREG III dhe Rajonin e Pulias.