HIV-AIDS, kurim për të gjithë brenda 2010-ës
Kërkojnë edhe dy vjet të tjera për të garantuar gjetjen e medikamentit për kurimin e sëmundjes së shekullit HIV-AIDS. Shkencëtarë nga e gjithë bota të mbledhur në Meksikë, në Konferencën Ndërkombëtare kundra Sidës shprehen ambiciozë dhe tejet të sigurt se brenda pak kohe do të kenë në duart e tyre medikamentin shërues.
Konferenca
Hapet një tjetër epokë kundra HIV-AIDS-it. Një fazë tejet kritike. Kështu e ka quajtur drejtoresha e përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Chan në fjalën hapëse të Konferencës Ndërkombëtare kundra Sidës e mbajtur dje në Amerikën Latine, Meksikë.
“Virusi HIV, - u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, - mund të mposhtet vetëm nëse rezultatet e kërkimit dhe bashkërendimi i medikamenteve do të mblidhen për të gjetur kurën e re trajtuese për parandalimin e kësaj sëmundjeje”.
Ai solli si shembull Meksikën, një vend ku është ndërmarrë një fushatë sensibilizuese miliona dollarëshe kundra Sidës, duke u shpërndarë popullsisë prezervativë falas.
Gjithashtu, Presidenti meksikan, Felipe Calderon Hinojosa, ka deklaruar se do të lejojë hyrjen në farmacitë e vendit të medikamenteve antiretrovirale.
Ndërkohë që afrohet gjithnjë e më shumë viti 2010, datë e vendosur nga Bashkimi Evropian për të bërë të mundur që secili qytetar të ketë akses në medikamentet që shpresohet të gjenden deri në atë vit. Por edhe për këtë kërkohet një vendosmëri më e madhe e politikës dhe vetë shoqërisë.
Lufta kundër Sidës
Shkencëtarët pjesëmarrës në këtë konferencë thanë se “jemi në luftë me kohën, pasi gjendemi në situatë tejet kritike. Një vit tejet i vështirë për të gjithë, duke parë ritmin e kësaj sëmundjeje në të gjithë botën”.
Për herë të parë pas 20 vjetësh nga përhapja e kësaj epidemie, janë të disponueshme të dhënat mbi sëmundshmërinë dhe mbi vdekjet që ka shkaktuar ajo në rang botëror.
Lufta kundër sidës është e fortë dhe të gjithë shkencëtarët janë shprehur optimistë, pasi nga viti në vit janë munduar që të gjejnë kura trajtuese të reja dhe të mundin këtë sëmundje. “Kërkimet tona vazhdojnë për të gjetur medikamentet kuruese. Jemi në rrugë të mbarë. Por gjithsesi, nuk mund të kërkojmë që t’i japim fund kësaj sëmundjeje brenda një kohe tejet të shkurtër”, - janë shprehur shkencëtarët.
Duke pranuar faktin se sëmundja HIV-AIDS ka përparuar në hapa galopantë në tërë këto vite duke shkaktuar pasoja të rënda në situatën globale, shkencëtarët japin shpresë se deri në 2010-ën do të mund të gjejnë kurën trajtuese të kësaj sëmundjeje.
Për këtë drejtoresha e përgjithshme e OBSH-së, Margaret Chan, me vendim të Kongresit të Kombeve të Bashkuara, ka akorduar edhe 39 milionë dollarë më shumë për realizimin e programit kundra luftës së HIV-AIDS-it në botë.