Në shtator nis parku energjetik i Porto Romanos
Parku energjetik në Durrës që tashmë ka marrë lejen nga Këshilli i Ministrave do të nisë ndërtimin brenda muajit shtator. Kjo bëhet e ditur nga burime zyrtare të stafit të koncesionarit “Romano Port”, sipas të cilëve mësohet se në muajin shtator në kalatën e tij do të ankorohet anija e parë, çka do të shënojë edhe fillimin e punës së ndërtimit të këtij impianti. Fillimisht puna do të nisë me përpunimin e anijeve me gaz të lëngët, pasi për të tashmë infrastruktura është gati.
Pas zbatimit të fazës së parë të punimeve, do të përpunohen edhe anijet me karburante. Kjo mund të konsiderohet edhe si faza e parë e këtij projekti. Deri tani bëhet fjalë për rreth 30 milionë dollarë investime nga ndërtuesi i portit dhe për miliona të tjerë të investuara nga kompanitë grosiste të naftës të cilat po ndërtojnë perandorinë e tyre në këtë zonë.
Ato janë thuajse të njëjtat kompani të cilat kanë rezervarët e tyre edhe në portin detar të Durrësit me përjashtim të “Taci Oil” i cili është prezent në Porto Romano. Ndërkohë, koncesionari ka bërë gati projektet për fazën e dytë të cilat konsistojnë në ndërtimin e një kalate të madhe pranë pompave të hidrovorit, ndërtimin e dallgëthyesit në kalatën tashmë thuajse të përfunduar, si dhe ngritjen e një TEC-i me fuqi sa ai që ndërtohet në Vorë, por që pret investimin e qeverisë sipas një marrëveshjeje që ka me këtë të fundit që nga viti i kaluar.
Parku i ri energjetik që do të nisë në Durrës do të mundësojë largimin nga porti i qytetit bregdetar të cisternave të karburanteve dhe të të gjitha anijeve që transportojnë arin e zi, duke i zhvendosur disa kilometra më tutje. Në këtë park, sipërmarrjet do të kenë lehtësi fiskale, ndaj pritet që numri i tyre të jetë tepër i madh.
Sipas marrëveshjes, koncesionari ka për të hartuar projektin dhe qeveria investimin me 140 milionë dollarë. Thellësia në kalatën e përfunduar është 12 metra, në një kohë që porti i Durrësit ka një thellësi e cila varion nga 8 deri 9 metra. Kjo do të thotë se në Porto Romano mund të ankorohen anije me kapacitet bartës deri 20 mijë tonë, të cilat në portin detar e kanë të pamundur të futen për shkak të thellësisë së pamjaftueshme.
Fillimi i punës për përpunimin e anijeve të karburanteve në Porto Romano është edhe sinjali se kompanitë të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre në portin detar duhet të dalin që andej. Por sipas informacioneve nga Autoriteti Portual Durrës, diçka e tillë do të nisë të zbatohet fillimin e vitit 2009, duke u lënë fushë të lirë investimeve amerikane në portin më të madh të vendit.
Parku energjetik i Porto Romanos është një prej gjashtë parqeve të miratuara nga Këshilli i Ministrave, përgjatë gjithë zonës lindore të vendit, kryesisht në bregdet. Parqet e tjera energjetike do të vendosen në Shkodër, Shëngjin, Sarandë dhe në Pyllin e Sodës, në të dalë të Vlorës.