ISHP prej ditësh pa drita, nuk kryhen analizat
Një defekt i krijuar në transformatorin e energjisë elektrike ka lënë institucionin kryesor të studimit dhe analizave të shëndetit publik pa drita. Prej disa ditësh Instituti i Shëndetit Publik “vuan” për energji elektrike, duke paralizuar në këtë mënyrë, punën në këtë institucion. Tanimë, në situatën e krijuar nuk kryhen analizat, ndërkohë që dyert e institutit i gjen të mbyllura, pasi punonjësit kanë mbetur de fakto pa punë.
“Askënd nuk gjen këtu pasi nuk ka drita”, – dëgjon të paktët punonjës që qëndrojnë jashtë institucionit, pasi pjesa më e madhe e tyre, sidomos ata që kryejnë punë të lidhura drejtpërdrejt me energjinë elektrike, nuk gjenden aty. Sipas burimeve, defekti në Institutin e Shëndetit Publik pritet të zgjidhet brenda pak ditëve, në mënyrë që të ndalohet paralizimi i këtij instituti.
Brenda javës përfundon Libri i Transparencës
Libri i Transparencës, ku shënohen të gjitha notat e marra nga maturantët në të gjitha lëndët e detyruara dhe me zgjedhje, si edhe mesataren e tyre, të cilat do të jenë bazë për aplikimin në shkollat e larta, pritet të përfundojë brenda javës sipas burimeve nga Ministria e Arsimit, ndërkohë që do t`u jepet të gjitha shkollave të mesme të vendit në mes të muajit gusht.
Në këtë libër të gjithë maturantët do të ballafaqojnë notat që kanë marrë në provime dhe notën mesatare, me notat që do të përdoren për renditjen e tyre në shkollat e larta të vendit. Në këtë mënyrë, ata do të kenë mundësi të kërkojnë rishikim të notave, në rast se për arsye teknike, është kryer ndonjë gabim. Në shtator pritet që të nisin regjistrimet në universitete.
Aplikimet për pedagogë në UT nisin më 11 gusht
Aplikimet e kandidatëve për pedagogë me kohë të plotë pranë Universitetit të Tiranës do të nisin më 11 gusht dhe do të vijojnë deri në fund të këtij muaji, bëri të ditur rektorati i Universitetit të Tiranës, sipas të cilit edhe kriteret e përzgjedhjes së pedagogëve të rinj do të publikohen brenda kësaj jave.
Rektori i këtij universiteti, prof. dr. Dhori Kule, tha se të interesuarit për t'u emëruar pedagogë në fakultetet e UT-së do të plotësojnë një formular, ku do t’u kërkohen të dhënat përkatëse. "Duke filluar nga 11 gushti, kandidatët e interesuar do të mund të paraqiten në rektoratin e UT-së për t’u njohur paraprakisht me kriteret e pranimit", - tha ai.
Lidhur me vendin ku kandidatët kanë kryer arsimin e lartë apo edhe ku kanë mbrojtur titujt shkencorë, autoritetet drejtuese të Universitetit të Tiranës vazhdojnë aktualisht që t’i përmbahen deklaratës së mëparshme për të "thithur" ata kandidatë që kanë mbaruar jashtë shtetit. Kule u shpreh: "Mirëpresim edhe kandidatura të atyre personave që e kanë kryer shkollën e lartë dhe kanë mbrojtur tituj brenda vendit, megjithatë përparësi kanë kandidatët që kanë studiuar në universitetet jashtë vendit".
Rektorati i Universitetit të Tiranës ka kërkuar që të punësojë rreth 160 pedagogë, pasi me rritjen e numrit të kuotave për këtë vit akademik, rriten edhe nevojat për staf pedagogjik. Aktualisht, autoritetet drejtuese të fakulteteve po bëjnë propozimet përkatëse për këto kritere, në mënyrë që numri i pedagogëve që ka premtuar qeveria, të shpërndahet në mënyrë sa më të drejtë dhe pikërisht aty ku janë nevojat më të mëdha. Përmes një vendimi të qeverisë, pritet që vitin e ardhshëm do të punësohen 400 pedagogë në universitetet publike të vendit. Sipas rektorëve, nevojat janë më të mëdha aty ku janë shtuar kuotat në krahasim me vitin e kaluar. Sivjet do të pranohen rreth 7 mijë studentë më tepër ose 20 mijë studentë të rinj në rang kombëtar.