E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë; Merr flakë ndërtesa e MJAFT-it. Shkak, një shkëndijë elektrike

Ndërtesa e MJAFT-it është përfshirë nga flakët pasditen e djeshme, për shkak të një shkëndije elektrike në transformatorin jashtë ndërtesës. Aktivistët e MJAFT-it në zyra thanë se dëgjuan një seri shpërthimesh, e cila u pasua më vonë me flakët e zjarrit që u vunë menjëherë nën kontroll si pasojë e ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse në vendngjarje. Ngjarja kaloi me panik mes banorëve, të cilët kanë banesat pranë godinës së lëvizjes. Flakët që kanë dëmtuar zyrat në katin e parë të godinës te “Rruga e Elbasanit”, u shuan pas 20 minutash. Zjarri ka rënë rreth orës 14:30 të ditës së djeshme, ndërkohë që nga ana e KESH-it janë marrë të gjitha masat për ndërprerjen e energjisë elektrike. Zjarrfikëset kanë mbërritur në kohë dhe brenda 20 minutash kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin, duke shmangur djegien e plotë të ndërtesës dhe përhapjen e flakëve në ndërtesën ngjitur.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›