E Diel, 1 Nëntor 2026

PLL Shteti laik jo i barabarte me shtetin ateist

Tirane 1 dhjetor NOA - Partia Levizja e Legalitetit pershendet takimin e kryeministrit Berisha me kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar Selim Muca dhe vlereson rendesine e takimeve te tilla si mundesi te institucionet shteterore per te ushtruar rolin e tyre ne mbeshtetje te komuniteteve fetare dhe deshmuar me vepra se shteti laik nuk eshte i barabarte me shtetin ateist.

Ne mendojme se ndertimi i xhamise ne Tirane ne pronen e Komunitetit Mysliman Shqiptar ose cdo prone tjeter publike eshte nje e drejte legjitime qe fatkeqesisht besimtareve myslimane i eshte mohuar prej vitesh. Tani qe ky problem ne menyre institucionale u be prezent edhe per kryeministrin e vendit PLL pret qe Berisha te veproje shpejt dhe te ndermarre hapa konkrete per materializimin e ketij projekti si dhe te shprehe te njejtin pasion qe ai ka per ndertimin e nderteses se re te Parlamentit Shqiptar citon Artan Tujani Sekretar i Pergjithshem i legalisteve.

Duke shtuar se vetem keshtu Selim Muca nuk do te kete mundesine qe te thote me vone se ky ka qene nje premtim i dhene. Partia Levizja e Legalitetit mendon se ndermjet shtetit dhe besimtareve myslimane ka edhe ceshtje te tjera qe duhen zgjidhur. Rikthimi i pronave te Komunitetit Mysliman lejimi i shamise krijimi i lehtesirave per besimtaret myslimane qe jane te punesuar ne shtet per te falur xhumane rishikimi i teksteve shkollore luftimi i paragjykimeve te ndryshme etj jane disa nga problemet te cilat duhen ngritur me me force nga ana e Komunitetit Mysliman perfundon deklarata e PLL-se.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›