HMX-U15 dhe HMX-U20, Dy kamerat në miniaturë të prodhuara nga Samsung
Kompania Samsung ka prezantuar dy videokamera të reja me dimensione miniaturale të cilat sjellin mundësinë e incizimit me rezolucion të lartë HD. Modelet e paraqitura janë emëruar HMX-U15 e HMX-U20. Kamerat lidhen me kompjuter me anë të qasjes USB nëpërmes së cilës edhe mund të mbushen. Është integruar edhe stabilizmi softuerik i fotografisë, ekranet LCD prej dy inçësh, derisa modeli U20 ka zoom të trefishtë të fotografisë. Dallimin në mes të kamerave e paraqet mundësia e incizimit të fotografive. Modeli U15 incizon me 14 megapiksela, derisa në modelin U20 madhësia maksimale e fotografisë është 10 megapiksel. Samsung fillon shitjen e këtyre dy kamerave në pranverë, e çmimi i paralajmëruar për tregun amerikan është 230 dollarë për modelin U15 dhe 250 dollarë për atë U20.
Nikon CoolPix P100
Aparati fotografik që kushton 400 dollarë
Nga kompania Nikon vjen modeli i shkëlqyeshëm CoolPix P100 të cilin e karakterizojnë 10.3 megapiksela efektive. Ky numër i madh i pikselave u mundëson të regjistroni fotografi të cilat mund të shtypen në madhësi prej 16 x 20“ me kualitet të përsosur. Rezolucioni i tij i madh mundëson regjistrimin e detajeve më të imëta. Karakteristikat e tjera të këtij modeli përfshijnë zmadhimin optik 26x të siguruar nga thjerrëzat NIKKOR ED Glass, sensori i ri CMOS i ndriçuar nga pjesa e prapme i cili është optimizuar me konceptin EXPEED të Nikonit për përpunimin e fotografive dhe ofron fotografi të natyrshme, me kualitet të jashtëzakonshëm dhe reagim të shpejtë sa që nuk do të lëshoni asnjë moment të rëndësishëm. Kjo është vetëm një pjesë e karakteristikave të këtij fotoaparati të shkëlqyeshëm, për të cilin çmimi prej 400 dollarësh duket i arsyeshëm.
27 Shkurt 2010