HRW: EULEX tëhetojë hollësishtakuzat e Marty
PRISHTINE- Përpjekjet drejt integrimit për Ballkanin Perëndimor janë penguar nga problemet e vazhdueshme në rrafshin e të drejtave të njeriut. Në raportin e fundit, të publikuar të hënën nga Human Rights Watch, adresohen shqetësimet mbi të drejtat e njeriut në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, Serbi dhe në Kosovë, gjatë vitit 2010.
Sa i përket Kosovës, thuhet se hetimet dhe ndjekjet penale për krime lufte dhe krim të organizuar vazhdojnë të mbeten të ngathëta dhe të paparashikueshme, me gjithë ndihmën që Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit jep për të zhvilluar institucione të ligjshme dhe për të mbështetur sundimin e ligjit, njofton Evropa e Lirë.
EULEX-i duhet që hollësisht t’i hetojë akuzat kredibile për rrëmbime, transferime në Shqipëri, ekzekutime dhe trafikim të mundshëm organesh nga disa zyrtarë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ashtu siç është përshkruar në raportin e raportuesit të posaçëm të Këshillit të Evropës, Dick Marty.
Për të siguruar një efektshmëri të hetimeve, EULEX-i duhet të emërojë një prokuror të ri dhe të posaçëm për të hetuar dhe që të revitalizojë programin që ka Kosova për mbrojtjen e dëshmitarëve.
“Raporti i Këshillit të Evropës nënvizon domosdoshmërinë e një hetimi efektiv dhe kredibil ndërkombëtar, me bashkëpunim të plotë të autoriteteve në Kosovë dhe Shqipëri, me mbështetjen e qeverive në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian”, ka thënë Ëard, duke shtuar gjithashtu se, “edhe Serbia duhet të sigurojë të ndihmojë në gjetjen e të gjithë personave të zhdukur dhe se viktimat në Srebrenicë, të mos jenë akoma në pritje të drejtësisë”.
Kjo, sipas tij, kërkon edhe trysninë e Brukselit dhe Uashingtonit.
Ndërkaq, kapitujt për Ballkanin Perëndimor, në raportin 649 faqesh pasqyrojnë një përparim të përzier drejt llogaridhënies për krime lufte, abuzimit ndaj pakicës rome, mungesës së përparimit në mbështetjen e refugjatëve dhe të zhvendosurve, keqtrajtimin e gazetarëve dhe të drejtat e njerëzve me nevoja të veçanta.
“Çdokush mund të pajtohet se integrimi evropian është synim për gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Benjamin Ëard, zëvendësdrejtor për Evropën dhe Azinë Qendrore në HRW.
(m.a/tg/BalkanWeb)