E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkon shpëtimin e euros

Shefi i Komisionit Evropian (KE), Hose Manuel Barroso, ka kërkuar të enjten nga udhëheqësit e Bashkimit Evropian që në samitin vendimtar, ku do të diskutohet për krizën e borxheve në Eurozonë, të bëjnë gjithçka që është e mundur për të shpëtuar euron.

“E gjithë bota është duke na shikuar. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të shpëtuar euron”, theksoi Barroso para gazetarëve në Marsejë.

Po ashtu, kryetar i KE’së shtoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjithë së bashku - gjegjësisht i gjithë Bashkimi Evropian - të dëshmojnë se euroja, si valutë, është e pazëvendësueshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›