Ligji antiduhan "dergjet" në letër
Sot, një vit pas hyrjes së ligjit kundër pirjes së duhanit në ambiente publike dhe në ditën ndërkombëtare kundër duhanit, të gjithë jemi dëshmitarë se ky ligj i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë nuk zbatohet, madje në indiferencën e të gjithëve, sidomos të strukturave shtetërore e të vetë ligjvënësve.
Që nga data 17 maj 2007, ditë kur filloi zbatimi i këtij ligji, në Shqipëri ekziston një ligj shumë modern, por që nuk ka asnjë shans të zbatohet. Ligji kundër duhanit u miratua jo se e kërkoi koha, por si një detyrim i ligjvënësve shqiptarë, të cilët kishin votuar Konventën për Kontrollin e Duhanit. Votimi i kësaj konvente sillte si detyrim miratimin e një ligji kundër pirjes së duhanit në ambiente publike, por që gjatë një viti, që nga dita e hyrjes së tij në fuqi, nuk u zbatua asnjëherë.
Pirja e duhanit në ambiente publike dhe reklamimi i markave të cigareve që nga data 7 maj e vitit të kaluar, është e ndaluar me ligj. Kjo do të thotë se në mjedise publike nuk duhet të pihet asnjë cigare dhe gjithashtu, fëmijët nën moshën 18 vjeç e kanë të ndaluar blerjen e cigareve. Por në Shqipëri, ligjet bëhen vetëm për t‘u shënuar në letër, sepse askush nuk angazhohet për t‘i zbatuar.
Nga një vëzhgim të kryer nga gazetarët e "Fiks Fare" u konstatua se ligji nuk zbatohet, përveç një pike të tij, tabelat. Në çdo ambient publik shikon tabela që të lajmërojnë se ndalohet pirja e duhanit, shikon tabela që ndalojnë fëmijët nën moshën 18 vjeç të blejnë cigare. Pra, nga ana formale, duket se ligji po zbatohet. Tabela me shënimin "No smoking" apo "Ndalohet duhani" gjen kudo. Por pikërisht poshtë këtyre tabelave të gjithë thithin cigare dhe nuk merakosen për faktin se tabelat kërkojnë zbatimin e ligjit. Këtë ligj e shkelin vetë ligjvënësit. Në korridoret e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, të gjithë deputetët duhanpirës shkelin ligjin e hyrë në fuqi prej një viti.
Deputetit Bashkim Fino, edhe pse përballë ka tabelën "Ndalohet duhani", edhe në gjuhën shqipe, edhe në anglisht, tymos i qetë një puro. Po kështu, edhe disa deputetë të tjerë, të cilët sapo kanë dalë nga mbledhjet e komisioneve tymosin në korridoret e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë.
Kur shikon që deputetët, njerëzit që miratuan ligjin kundër pirjes së duhanit në ambiente publike, e shkelin atë me të dyja këmbët, nuk të bën përshtypje kur shikon qytetarët e thjeshtë, të cilët të qetë tymosin cigare brenda ambienteve të lokaleve apo dyqaneve. Përpjekja e Ministrisë së Shëndetësisë për të ndaluar pirjen e duhanit në vende publike pati kohëzgjatje të shkurtër.
Ligji që deri më sot duket se shkelet kudo, parashikon deri në 3 milionë lekë gjobë në rastet e reklamimit të duhanit dhe po kaq dënohen edhe prodhuesit e importuesit që nuk e zbatojnë ligjin.
Një inspektor dhe një ndihmësinspektor shëtisin në të gjitha lokalet dhe, nëse konstatojnë që klientët tymosin cigare, atëherë pronari i lokalit është i detyruar të paguajë gjobën, që nis nga 50 deri në 300 mijë lekë të reja, por kjo gjë nuk ka ndodhur deri tani. Pothuajse të gjitha gjobat e vendosura nga inspektorët e Shëndetit Publik nuk janë mbledhur në kohë. E ndërsa gjobat vendosen për subjektet private, në institucionet shtetërore të gjithë tymosin cigare pa u merakosur se dikush mund t‘i ndëshkojë. Pra, ky ligj edhe sot, një vit pas hyrjes në fuqi, nuk ka asnjë shans të zbatohet.
Ky ligj, jo vetëm që nuk ndaloi pirjen e duhanit nga të rriturit, por as nuk parandaloi tymosjen te të miturit. Cigaret blihen lirshëm nga fëmijë të çdo moshe, në rrugë e kioska, madje edhe shumica e tregtarëve janë të mitur. Të gjithë ankohen se nuk ka një bashkërendim të punës së institucioneve. Shkuam në policinë bashkiake për të mësuar më shumë për arsyet e moszbatimit të këtij ligji. Përgjigjja që morëm ishte renditja e disa neneve të ligjit në fjalë.
Së pari, neni 11 i ligjit për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, parashikon që pushteti qendror duhet të sigurojë mbështetje të mjaftueshme financiare dhe materiale.
Ndërsa neni 22 i ligjit për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit ngarkon Këshillin e Ministrave të nxjerrë akte nënligjore në zbatim të këtij ligji.
Shuperka: Ligji, i përparuar
Koordinatori kombëtar për politikat e kontrollit dhe alkoolit, zoti Roland Shuperka, i cili mori edhe një çmim ndërkombëtar nga OBSH-ja, thotë se ligji është i përparuar. Ndërkohë, të gjithë mendojnë se ky ligj ishte i parakohshëm për shqiptarët. Kjo duket edhe në Kuvend, ku deputetët tymosin të qetë në korridoret e Kryesisë.