‘Habia’ Cana, jashtë listës së “Top-50”
Vlerësohet si një ndër më të mirët në rolin e tij, jo vetëm në Francë, por edhe në arenën evropiane, megjithatë, Lorik Cana nuk është pjesë e listës së 50 më të mirëve të kampionatit francez, të publikuar dje nga prestigjiozja “France Football”.
Jetmir Halilaj
Revista franceze ka publikuar emrat e 50 personazheve që pritet të jenë në qendër të vëmendjes sezonin e ardhshëm. “Do të jenë këta personazhet e Ligës 1, ku do të drejtohen më së shumti prozhektorët gjatë sezonit të ardhshëm”, shkruhej në revistën franceze. Në këtë përzgjedhje janë përfshirë futbollistë, presidentë dhe trajnerë klubesh, por çuditërisht emri i kapitenit të Marsejës, Lorik Cana, nuk figuron aty. Të befasuar nga kjo përzgjedhje, kanë mbetur edhe shumë fansa të Marsejës, të cilët e kanë komentuar “si të habitshme” lënien jashtë të mesfushorit të Kombëtares shqiptare, i cili tashmë është një idhull te skuadra marsejeze.
Paradoksi
Në krye të listës me të drejtë pozicionohet sulmuesi i Lionit, Karim Benzema, i cili sezonin që shkoi shënoi 20 gola dhe aktualisht kërkohet nga Reali i Madridit dhe Barcelona. Deri këtu nuk ka asgjë të habitshme, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë kur vjen puna te përfaqësuesit e Marsejës në këtë listë. Me të drejtë janë përzgjedhur në këtë listë trajneri i Marsejës, Erik Gerets, sulmuesi Xhibril Sise, apo blerja më e re, Hatem Ben Arfa. Përveç këtyre në listë janë përfshirë edhe mesfushori Matjë Valbuena apo portieri i ri Stiv Mandanda, talenti i të cilëve as që vihet në diskutim, por kontributi, popullariteti dhe fama e tyre nuk mund të krahasohet kurrsesi me atë të Lorik Canës. Shqiptari sezonin e kaluar në disa raste u përzgjodh në formacionin më të mirë të Evropës dhe përpos kësaj, prej disa sezonesh ka ngjallur interesin e klubeve më të mëdha evropiane, si Real Madrid, Çelsi, Arsenal, Bajern Mynih, Roma, Napoli dhe Everton. Drejtuesit e këtij të fundit i ofruan 12 milionë euro Marsejës për shërbimet e mesfushorit shqiptar, por klubi francez e refuzoi prerazi ofertën për shqiptarin, duke e cilësuar të pashitshëm kapitenin e skuadrës.
Të tjerët
Në krye të listës së 50 më të mirëve ndodhej sulmuesi i Lionit, Karim Benzema i ndjekur nga Loran Blank (trajner i Soshosë), dhe Hatem Ben Arfa (mesfushor i Marsejës). Në listë ishin edhe emrat e lojtarëve Klod Makele dhe Ludovig Zhyli, të cilët pak ditë më parë nënshkruan për Paris Sg. Të tjerë emra të njohur ishin edhe Zhuninjo, Ivan Klazniç, Stefan Dalmat dhe Johan Gurkuf.