Zjarri në pallat, Nishani: Faleminderit RENEA!
TIRANE – Ministri i Brendshëm dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, falënderojnë forcat e RENEA-s, një ditë pas ndërhyrjes së guximshme në pallatin në rrugën e Kavajës, ku ra një zjarr që rrezikoi jetën e 50 banorëve.
Bujar Nishani, zëvendësi i tij, Gent Strazimiri dhe Drejtori i Policisë, Ahmet Prençi, kanë mbërritur dje paradite në një vizitë surprizë në ambientet e RENEA-s, për të falënderuar efektivët e këtij reparti, për operacionin e shpëtimit të shumë njerëzve të hënën në rrugën e Kavajës. Nishani, Strazimiri e Prençi, kanë mbërritur në ambientet repartit të RENEA-s, dje në orët e para të mëngjesit, ndërsa një pjesë e efektivëve ishin përgatitur të kryenin ritualet e përditshme të stërvitjes me norma ekstreme vështirësie. Ministri i Brendshëm, ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin edhe të autoriteteve shtetërore për kurajën, trimërinë dhe humanizmin që treguan efektivat e këtij reparti në ngjarjen e të hënës. “Me ndërhyrjen, guximin dhe sakrificën tuaj, ju bëtë të mundur shmangien e një tragjedie”, tha Nishani, përpara efektivëve të RENEA-s dhe komandantit të saj. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, falënderoi efektivat dhe drejtuesit e Repartit RENEA, për këtë ndërhyrje të një shkalle të lartë rrezikshmërie. Prençi tha se, “RENEA gjithmonë ka qenë elitë dhe në ballë të punës për realizimin e detyrave institucionale të Policisë së Shtetit dhe duhet të vazhdojnë të jenë të tillë, nëpërmjet perfeksionimit të vazhdueshëm të veprimeve të tyre në situata emergjence”. Një pjesë e banorëve ishin nxjerrë në fillim nga efektivët e Policisë së Tiranës dhe të Forcave speciale, mes të cilëve edhe kreu i Policisë Rrugore Krenar Ahmeti. Ndërhyrja e këtyre trupave, bëri që ata nëpërmjet aftësive të tyre të shpëtonin gra, fëmijë e pleq, duke rrezikuar edhe jetën e tyre për shkak të dendësisë së tymit në pallat. Sipas hetimeve, kostoja e dëmeve materiale arrin në vlerën e 150 mijë eurove, dhe është shkaktuar si pasojë e shkeljes së rregullave në punë gjatë saldimit. d.b