E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Për mua nis një jetë e re”

Megjithëse ka zhveshur kostumin e futbollistit vazhdon të stërvitet me shokët e Lacios. Igli Tare ndihet për mrekulli në rolin e tij si drejtues: 

 “Për mua ka nisur një jetë e re. Do të jetë një përvojë e rëndësishme. Eshtë një sfidë që e kam pranuar me entuziazëm të madh – ka deklaruar për shtypin italian -, sepse është një rast unik të punosh te Lacio. Synojmë të dërgojmë Lacion, aty ku e meriton, domethënë në Evropë. Janë bërë investime të rëndësishme, që tregojnë sesi Lotito po punon fort. Edhe tifozët po afrohen pranë skuadrës, gjë të cilën e tregojnë abonimet e nënshkruara deri tani. Këtu ekziston gjithçka për realizimin e një sezoni të madh”. Duke folur për rolin e tij të ri, Igli thotë: “Do të mbetem pjesë e skuadrës, sepse kam qenë pjesë e grupit dhe gjërat nuk ndryshojnë nga një ditë në tjetrën. Dua të jem afër ekipit, sepse duhet të zgjidh problemet e mundshme. Ky është një rol i rëndësishëm gjatë sezonit, kur mund të ketë momente vështirësie, që duhet të dimë t’i përballojmë. Tekniku Rosi? I ndershëm, profesionist dhe korrekt. Jam në dispozicionin e tij. Lotito? E falënderoj shumë, sepse më ka dhënë vërtet një mundësi të madhe”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›