E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta përkrahësi i Kosovës, Lordi Xhonston

Ish-kreu i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe raportues për Kosovën, lordi Dejvid Rasëll Xhonston, u nda nga jeta një ditë para ditëlindjes së tij të 76-të. 

Lajmin e ka njoftuar Këshilli i Evropës. Lordi Xhonston njihej si një përkrahës i fortë i pavarësisë së Kosovës. Hera e fundit që ai  raportoi për Kosovën në seancën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ishte në janar të këtij viti. Lordi Xkonston ka përgatitur disa projektrezoluta për mbështetjen e pavarësisë së Kosovës, që në hapat e para të shpalljes së saj, të cilat nuk janë miratuar për shkak të mos unitetit të vendeve të KE për këtë njohje. Kryetari i Asamblesë Parlamentare të KE, Luis Maria de Puiç tha se: “Kjo është ditë pikëllimi për të gjithë mbrojtësit e drejtësisë, të paqes dhe të humanizmit”. Lordi Rasëll Xhonston për shumë vite ka qenë dëshmitar i zhvillimeve në Kosovë, duke e vizituar Kosovën dhe disa herë. Ishte një mik personal i Presidentit Ibrahim Rugova. Gjatë viteve ‘90 ai ka qëndruar disa herë në Kosovë. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i ka shprehur ngushëllime Ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Andrew Sparkes. “Lordi Johnston ka qenë një luftëtar i jashtëzakonshëm për lirinë e popujve, për drejtësinë, paqen dhe humanizmin.  Vdekja e tij është një humbje e madhe për të gjithë ne që e kemi njohur”, thuhet në ngushëllimin e Presidentit Sejdiu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›