Thaçi: Ligji ynë do të respektohet edhe në zonat e komunitetit serb
Kryeministri Hashim Thaçi u zotua se institucionet do të ushtrojnë kontrollin në gjithë territorin e Kosovës dhe ligji do respektohet edhe në mjediset me shumicë serbe.
Ndërkohë, kryeministri pritet të emërojë ministrin e Mbrojtjes, dikaster që i takon Partisë Demokratike të Kosovës. Kryeministri i ka shpjeguar vonesat në emërime për shkak të ndjeshmërisë së këtyre posteve, pasi është dashur të zhvillohen konsulta me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë. “Ministri i Mbrojtjes do të caktohet gjatë kësaj jave, por natyrisht se ky proces do të jetë i ndjeshëm dhe po punojmë në konsulta të ngushta dhe duke respektuar të gjitha parimet më të mira të mundshme të përvojës moderne. Kosova nuk ka pasur dhe nuk ka vakum të institucioneve të inteligjencës dhe mbrojtjes. Përkushtimi im është që të punoj me përkushtim më të madh dhe kjo do të ndodhë. Edhe kreu ekzekutiv i Shërbimit Inteligjent të Kosovës do të jetë profesional, shumetnik dhe në shërbim të paqes, sigurisë së të gjithë qytetarëve”, tha Thaçi. Kryeministri Thaçi ka theksuar se integriteti territorial i Kosovës do të jetë i paprekshëm dhe se institucionet do të shtrijnë kontrollin në tërë Kosovën, por ka pranuar gjithashtu se ka vështirësi. Qeveria e Kosovës është sfiduar nga opozita për mungesën e sundimit të ligjit në mjediset serbe, përkatësisht për ngritjen e strukturave komunale të dala nga zgjedhjet e paligjshme serbe të 11 majit. Kryeministri ka siguruar se Kushtetuta do të jetë e zbatueshme në tërë vendin. “Unë shpeshherë i kam deklaruar popullit tim gjëra të rëndësishme për të mirën e vendit dhe të qytetarëve. Edhe sot i rideklaroj popullit tim, ju dhe partnerëve ndërkombëtarë, se në Kosovë do të funksionojë rendi dhe ligji, do të funksionojë Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, tha Thaçi.