E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hackers-at kosovarë hakmerren ndaj serbëve

"Mos hyni në Lojë nëse nuk dini me lujt Lojen" - është porosia të cilën hakerët e grupit "Albanian and Kosova Hackers Group", u kanë përcjellë hakerëve serbë në faqen zyrtare të Ministrisë së Minierave dhe Energjetikës të Serbisë.Hakerët shqiptarë nga "Albanian and Kosova Hackers Group", në këtë mënyrë ua kanë kthyer "borxhin" hakerëve serbë që ishin paraqitur si grupi "CoNsT", e të cilët të mërkurën dhe të enjten kanë sulmuar faqen e internetit të Entit të Statistikës së Kosovës dhe atë të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave dhe kishin shkruar parulla të llojit, "Kosova është zemra e Serbisë". Kohë më parë piratët shqiptarë sulmuan edhe faqen e internetit që presidenti serb Boris Tadiç përdori për fushatë elektorale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›