E Diel, 1 Nëntor 2026

Hafiz Sabri Koçi nderohet me çmimin Pishtar i ringjalljes Islame në Shqipëri

Në kujtim të figurës së shquar të Islamit në Shqipëri, Hirësisë së tij Hafiz Sabri Koçit, Kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me vendim nr. 23, dt. 09.06.2009 i ka dhënë çmimin vlerësues: Pishtar i ringjalljes Islame në Shqipëri (pas vdekjes). Në këtë eveniment i cili u organizua dje nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në Muzeun Historik Kombëtar morën pjesë personalitete të ndryshme nga vendi, ambasadorë, përfaqësues të pushtetit, Komitetit Shtetëror për Kultet, intelektualë, përfaqësues të komuniteteve të ndryshme fetare, etj. Në këtë program përshëndetën H. Selim Muça - Kryetar i KMSH-së, H. Dede Reshat Bardhi Kryegjysh i Bektashive, H. Faik Hoxha - Myftiu i parë i Shkodrës, Nexhat Gjuzi - përfaqësues i Komitetit Shtetëror për Kultet, e më pas referoi Prof. Islam Dizdari. Programi u pasua me disa lirika fetare (ilahi) kënduar nga nxënës të Medresesë së Tiranës dhe u vijua me një dokumentar lidhur me jetën dhe veprimtarinë e Haxhi Hafiz Sabri Koçit. Së fundi Kryetari i KMSH-së H. Selim Muça i ka dorëzuar të birit të Hafiz Sabriut, z. Munir Koçi çmimin Pishtar i ringjalljes Islame në Shqipëri. Njëkohësisht Kryesia e KMSH-së ka shpallur si titull vlerësues të Komunitetit Musliman të Shqipërisë, çmimin Haxhi Hafiz Sabri Koçi (i pari i këtij lloji për këtë institucion), në shenjë mirënjohje, i cili do tu jepet qytetarëve shqiptarë dhe të huaj, njerëzve të fesë, shkencës, artit, kulturës, arsimit dhe politikës, për vepra dhe veprimtari të çmuara Islame dhe kombëtare.  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›