Haga: Prokurorët të korrigjojnë aktakuzënndaj Haradinajt
PRISHTINE- Mediat kosovare njoftojnë sot se Gjykata e Hagës ka zbutur akuzat ndaj Ramush Haradinajt dhe dy bashkëluftëtarëve të tij në Zonën Operative të UÇK-së në Dukagjin, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.
Informohet se të premten gjykatësit kanë urdhëruar Prokurorinë të korrigjojnë dhe shkurtojnë një varg pikash në aktakuzën kundër Haradinajt, thuhet në një njoftim për shtyp të shpërndarë nga Gjykata e Hagës.
Paneli i gjykatësve kërkon nga Prokuroria që mbi bazë të urdhrit të pastrohet aktakuza dhe t’i dorëzohet gjykatës deri më 21 janar.
Gjykimi i pjesshëm ndaj Haradinajt pritet të fillojë në fund të këtij muaji ose në fillim të shkurtit dhe është paralajmëruar të përfundojë në verën e 2011.
(s.g/telegrafi/BalkanWeb)