Politika e Obamës, Maqedonia urgjentisht në NATO
Uashington - E ardhmja e NATO-s është në dorën e Presidentit Amerikan, Barak Obama. Kështu ka shkruar gazeta “Times” teksa ka komentuar analizuar ardhmërinë e NATO-s dhe përçarjen brenda saj. Në një shkrim të publikuar në gazetë, theksohet se nëse Obama do të rris përkujdesjen e tij ndaj stabilitetit në Ballkan, shumë shpejt do të zgjidhet edhe çështja e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, gjë kjo që duket si kusht i domosdoshëm për rajonin.
Tajms shkruan për pranim urgjent të Maqedonisë dhe dhënie fund mosmarrëveshjeve greko-turke për Qipron nëse kryetari i SHBA-ve përqendrohet në stabilitetin e Ballkanit.
Aleanca është e ndarë mes atyre që i janë përkushtuar politikës së dyerve të hapura, të kryesuar nga Uashingtoni dhe anëtareve të reja Poloni, Çeki dhe Vendet balltike, të cilat janë të brengosura për shkak të Rusisë pas luftës në Gjeorgji dhe duan që NATO të përqendrohet në rolin tradicional - mbrojtje të territorit.